News

nën42019

Kreditet e mjekëve. Tani përllogariten çdo 5 vjet, njëlloj me afatin e licencës

Çdo mjek i punësuar si në sistemin shëndetësor publik, ashtu edhe në atë privat, duhet të plotësojë 30 kredite në vit duke marrë pjesë në konferenca apo aktivitete shkencore mjekësore që synojnë rifreskimin e njohurive në këtë fushë. Por tani, përllogaritja dhe kontrolli i krediteve nga institucionet përkatëse nuk bëhet çdo vit. Ajo ka ndryshuar, duke e përputhur me afatin e rishikimit të licencës, pra, një herë në pesë vjet.

Kreu i Urdhrit të Mjekut, dr. Fatmir Brahimaj sqaron se në momentin që mjeku paraqitet për të rinovuar licencën e ushtrimit të aktivitetit, atëherë i përllogaritet nëse ka plotësuar 150 kredite në pesë vjet.
"Është një marrëdhënie individuale ndërmjet mjekut dhe Urdhrit të Mjekut. Mjeku paralajmërohet dhe i bëhet me dije se nuk ka plotësuar numrin e krediteve dhe i rrezikohet licenca, ose do të duhet t'i nënshtrohet provimit", shprehet dr. Fatmir Brahimaj.

Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, përllogaritja e krediteve të gjithë mjekëve njëherësh kishte ndikim negativ në popullatë, ndaj u pa e arsyeshme të bëhej ky ndryshim në ligjin e kujdesit shëndetësor.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>