News

shk72020

Coronavirusi në Shqipëri. Ndryshojnë masat në aeroport, shfaqen rastet e para të dyshuara

Jo vetëm ata që vijnë nga Kina, por të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin shqiptar, si nga aeroporti, ashtu edhe nga pikat e tjera kufitare, i nënshtrohen pyetësorit dhe regjistrojnë të dhënat e tyre. Kjo është një masë e shtuar nga komiteti teknik i taskforcës, pasi tanimë virusi i ri ka prekur edhe vendet fqinje me ne.

Po kështu, janë bërë gati edhe dy vende të cilat mund të shërbejnë si karantina, në rast se do të kemi raste të prekura në Shqipëri, por ky do të jetë një vendim që do të merret nga autoritetet shëndetësore në një moment tjetër, në bazë të vlerësimit të situatës. Drejtori i qendrës kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj, tha se është trajnuar edhe stafi infermieror i autoambulancave për të menaxhuar rastin, nëse do të ketë të tillë.

Por nuk kanë munguar as rastet e para të dyshuara. Shefja e shërbimit infektiv në QSUT, dr. Najada Como ka raportuar në mbledhjen e tretë të taskforcës: "Kemi pasur 5 raste të personave që vinin nga Kina. Ata kishin simptoma të coronavirusit, por pasi iu nënshtruan analizave në laboratorin e ISHP-së, rezultuan negativë", u shpreh dr. Como.
 
Edhe pse ekspertët vlerësojnë se Shqipëria mbetet ende një vend me risk të ulët për t'u prekur nga coronavirusi, masat po merren për parandalimin e përhapjes së tij. Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP tha se tanimë janë furnizuar me kite dhe diagnoza e coronavirusit mund të bëhet në Shqipëri. Aktualisht, coronavirusi është përhapur në 28 vende të botës.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>