News

shk112020

Departamenti i Kirurgjisë në QSUT, letër ministrisë së Shëndetësisë për sallën e operacionit në urgjencë

Tanimë që kanë nisur të funksionojnë sallat e reja të operacioneve, të cilat, sipas mjekëve kirurgë janë pajisur me aparatura moderne, mjekët kërkojnë që të mos mbyllen sallat e operacioneve që kanë ekzistuar më parë.

Me transferimin në Klinikën e Sëmundjeve të Brendshme, drejtoria e QSUT-së kishte vendosur që sallat ekzistuese të mos funksiononin më, pasi ky ka qenë në fillim edhe propozimi i mjekëve kirurgë. Por, një ditë më parë, të gjithë këta mjekë, nëpërmjet një letre që mban firmat e tyre, madje dhe mbështetjen e shefave të kirurgjisë, i janë drejtuar me një letër ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së QSUT-së, duke iu kërkuar që një sallë e operacionit të urgjencës të mos mbyllet, por të vijojë të funksionojë për rastet e ndërhyrjeve me kontaminim të lartë, me qëllim që të mos ndotet blloku i ri operator.

Këtë të martë, pas letrës që është dërguar një ditë më parë, ka pasur edhe një mbledhje në drejtorinë e QSUT-së për të dëgjuar argumentimin e ri të mjekëve kirurgë, i cili është shfaqur vetëm pasi ka nisur të funksionojë blloku i ri me 7 salla operatore.

 

Ja, letra e mjekëve kirurgë:




 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>