News

shk142020

Shqipëria pranohet zyrtarisht në Farmakopenë Europiane

Për barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, standardizimi i procedurave të cilësisë do të jetë i njëjtë me atë të 39 shteteve anëtare të Farmakopesë Europiane.

Që prej datës 9 shkurt 2020, në Shqipëri ka hyrë në fuqi Konventa mbi Elaborimin e një Farmakopeje Europiane, duke bërë kështu që të gjitha standardet e cilësisë lidhur me barnat, të publikuara në këtë farmakope, të jenë ligjërisht të detyrueshme në të gjithë vendin.
Hartimi i farmakopesë europiane kryhet nga më shumë se 850 ekspertë nga e gjithë bota.
Shqipëria prej vitesh ka patur statusin e vëzhguesit, ndërsa tashmë do të mund të japë kontributin e saj gjatë punimeve të farmakopesë, si dhe ta bëjë atë të zbatueshme ligjërisht, duke siguruar kështu standarde cilësie të barnave, të njëjta me vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Farmakopeja do të jetë "bibla" referuese për analizimin, regjistrimin, importimin dhe prodhimin e barnave. Investimi që është kryer në laboratorin e kontrollit të barnave i shërben pikërisht standardit që kërkohet nga Farmakopeja. Në laboratorët e AKBPM-së do të zgjerohet gama e analizave që bëhen për barnat që hyjnë në tregun farmaceutik shqiptar.
Farmakopeja është e detyrueshme të zbatohet si nga prodhuesit, ashtu edhe nga tregtuesit e barnave në vendin tonë.
Farmakopeja Europiane kishte 38 shtete anëtare dhe Shqipëria bëhet anëtarja e saj e 39-të. 100 shtete në të gjithë botën, aplikojnë standardet e saj.


Alma Demiraj

Këshilli i Europës
https://www.edqm.eu/en/node/17402


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>