News

shk182020

Coronavirusi. Shqipëria ende me risk të ulët. Diskutohen dy vende për karantinë

Ndërsa coronavirusi ka shkaktuar mbi 1868 viktima, ka infektuar deri këtë të martë 72 436 vetë dhe është regjistruar edhe viktima e parë në Europë, autoritetet shëndetësore në Tiranë thonë se janë duke diskutuar për dy vende të mundshme ku mund të ngrihet karantinë, nëse virusi vdekjeprurës do të arrijë në vendin tonë.

Por ndonëse po diskutohet në nivel ekspertësh, nuk deklarohet vendi se ku do të jetë karantina. Sipas autoriteteve, mosdeklarimi lidhet me çështje sigurie, por ndërkohë, vendi ynë fqinjë Italia, por jo vetëm ai, i kanë deklaruar ato. Burime të Doktor33 thonë se janë dy vende të mundshme ku do të ngrihet karantinë nëse do të ketë raste me coronavirus. Një plan është boshatisja e godinës së Shërbimit Infektiv në QSUT dhe transferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera, ndërsa një tjetër ku mund të ngrihet karantina është në pjesën jugore të Tiranës, larg zonës së banuar. Por ende nuk dihet nëse godina e planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara, pasi përveç kësaj, një vend karantine duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është i përshtatshëm për të pasur këtë funksion.

Karantina ngrihet pikërisht për ato raste që do të dyshohen se janë prekur nga coronavirusi për t'i mbajtur të veçuara nga njerëzit e tjerë, duke iu ofruar të gjitha shërbimet deri në përfundim të periudhës së inkubacionit, e cila është përcaktuar 14 ditë. Tanimë, në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur kitet që mundësojnë analizimin e mostrave të rasteve dhe konfirmimin e diagnozës në laborator, pa pasur nevojë që ato të dërgohen në laboratorin në Gjermani që ka ofruar mbështetje që me shpalljen e emergjencës ndërkombëtare shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>