News

mar162020

Në Japoni zbulohet një objektiv i ri i mundshëm për terapinë kundër coronavirusit

Sipas një studimi të botuar në "Pnas", disa studiues japonezë kanë arritur të krijojnë në laborator qeliza të inxhinierizuara që mund të infektohen lehtësisht nga coronavirusi i ri dhe që për këtë arsye, duken të përsosura për t'u përdorur në studimin e përhapjes së Covid-19. Studimet e mëparshme kanë treguar që Sars-CoV, e lidhur filogjenetikisht me coronavirusin e ri, aktivizohet proteolitikisht nga Tmprss2 in vitro dhe in vivo.

"Në punën tonë tregojmë se linja qelizore VeroE6 që shpreh Tmprss2, një proteinë e membranës qelizore, është shumë e ndjeshme ndaj infeksionit Sars-CoV-2 dhe ky informacion mund të jetë i dobishëm për izolimin dhe përhapjen e Sars-CoV-2", shpjegon Makoto Takeda, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive, Tokio, autor kryesor i studimit.

Sipas dokumentit, Sars-CoV-2 përdor Ace2, të njëjtin receptor të Sars-CoV dhe shprehja e Ace2 është shumë e lartë në qelizat VeroE6. Studiuesit zbuluan gjithashtu se infeksioni Sars-CoV-2 është fuqizuar nga Tmprss2, siç ka ndodhur me Sarsin dhe Mersin. Sipas ekspertëve, Tmprss2 ka shumë të ngjarë të jetë një proteazë kyçe për replikimin e coronavirusit të ri. Pikërisht për këtë arsye, ata sugjerojnë që Tmprss2 mund të jetë një objektiv i shkëlqyer terapeutik për barnat e reja. Për të izoluar linjën qelizore, autorët vazhduan të infektojnë qelizat në laborator me mostra të virusit Sars-CoV-2 të izoluar nga pacientët e infektuar. Shtatë ekzemplarë klinikë, tamponë fyti ose ekspektorant, të marra nga shtatë raste të infeksionit Sars-CoV-2 u inokuluan në qelizat VeroE6/Tmprss2 dhe qelizat monitoroheshin çdo ditë për të vlerësuar efektin citopatik.

"Kjo linjë qelizore është shumë e ndjeshme ndaj tre infeksioneve (Covid-19, Sars dhe Mers), prandaj ofron kontributin e duhur në mbikëqyrjen globale kundër këtyre coronaviruseve të rrezikshme", thonë autorët. Ata përfundojnë duke theksuar se qelizat VeroE6/Tmprss2 ruhen lehtësisht, janë të përshtatshme për përhapje në shkallë të gjerë dhe aktualisht, janë të disponueshme në bankën qelizore japoneze Jiorb Collection të Bioresource Research.


Pnas 2020. Doi:10.1073/pnas.2002589117
https://doi.org/10.1073/pnas.2002589117


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>