News

pri22020

Udhëzime mbi përdorimin e klorokinës në mënyrën e duhur. AIFA: Nuk është parandaluese

Agjencia Italiane e Barnave ka tërhequr vëmendjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe qytetarëve mbi përdorimin e duhur të klorokinës dhe hidroksklorokinës për trajtimin e pacientëve me Covid-19: përdorimi i aprovuar është vetëm për trajtim dhe jo për profilaksinë e Covid-19. Dhe, para përshkrimit, është i nevojshëm një vlerësim i kujdesshëm i pacientit, veçanërisht në rastet e çrregullimeve të përçueshmërisë kardiake, mungesës së glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (fabizmit) ose pranisë së terapive të tjera shoqëruese.

Klorokina dhe hidroksiklorokina janë barna të autorizuara që nga gjysma e dytë e shekullit XX si antimalarike, por aktualisht, përdoren kryesisht në trajtimin e sëmundjeve autoimune, siç është lupusi eritematoz ose artriti reumatoid. Në studimet laboratorike, ato kanë shfaqur aktivitet kundër coronaviruseve, përfshirë Sars-CoV-2 (virusi që shkakton Covid-19). Vëzhgimet klinike paraprake sugjerojnë se këto barna mund të ofrojnë përfitime në trajtimin e pacientëve me infeksion Sars-CoV2, por janë të nevojshme studimet klinike për të mbledhur prova përfundimtare mbi efektivitetin e tyre të vërtetë. Në Itali, përdorimi i tyre për trajtimin e pacientëve me infeksion Sars-CoV2 është autorizuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit me përcaktimin e AIFA-s më 17 Mars 2020. Përdorimi i aprovuar ka për qëllim vetëm trajtimin dhe jo profilaksinë e Covid-19.
Kohët e fundit janë raportuar raste të kardiotoksicitetit, në lidhje me zgjatjen e intervalit QT, një efekt i njohur negativ për këtë kategori barnash, që është vërejtur gjatë përdorimit në terapinë e pacientëve Covid-19 në të gjithë botën.

Para përshkrimit, vëmendja tërhiqet në një vlerësim të kujdesshëm të pacientit, veçanërisht në rastet e çrregullimeve të përçueshmërisë kardiake, mungesës së glukozës-6-fosfat dehidrogjenazës (fabizmit) ose pranisë së terapive të tjera shoqëruese. Prandaj, u rekomandohet të gjithë përshkruesve t'u përmbahen paralajmërimeve dhe masave paraprake në Përmbledhjen e Karakteristikave të Produkteve klorokinë dhe hidroksiklorokinë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>