News

pri152020

FDA-ja miraton testin e parë diagnostik të salivës, për coronavirusin

Është krijuar testi i parë i salivës për të diagnostikuar Covid-19: Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në Amerikë (FDA) sapo ka aprovuar ekzaminimin e krijuar në laboratorët e Universitetit Rutgers në Nju Xhersi, bazuar vetëm në analizën e pështymës së pacientëve.
Analiza aktualisht mund të bëhet vetëm në disa site të zgjedhura klinike të lidhura me universitetin. Rezultatet e testit (nëse janë negative), fillimisht do të konfirmohen nga llojet e tjera të testeve, tashmë të disponueshme.

FDA-ja ka përdorur edhe një herë "fuqitë e saj të emergjencës" për të dhënë aprovimin për testin, i përshtatshëm për të mbrojtur shëndetin e personelit shëndetësor që kryen ekzaminimet, pasi nuk përfshin kontakt të drejtpërdrejtë midis pacientit dhe specialistit. Tani për tani, analiza mund të bëhet vetëm në disa vende të zgjedhura klinike, por përdorimi i saj do të zgjerohet. Testi u zhvillua në partneritet me kompanitë Spectrum Solutions e Accurate Diagnostic Labs.

Ekzaminimi është shumë i thjeshtë: pacienti pështyn disa herë në një provëz speciale të Spectrum-it, që arrin të mbajë dhe ruajë ARN-në e nevojshme për të identifikuar infeksionin dhe ia dorëzon atë personelit shëndetësor.
Andrew Brooks, drejtor i zhvillimit të teknologjisë së re në universitetin Rutgers ka theksuar: "Ky test jo vetëm që nuk i vë në rrezik profesionistët e shëndetit, por një ditë mund të përdoret gjithashtu te njerëzit e karantinuar për të kontrolluar kur nuk janë më të infektuar".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>