News

maj12020

Sindikata e Mjekëve, kërkesa Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me Covid-19

Edhe pse në heshtje, sindikata e personelit mjekësor kanë përpiluar disa kërkesa drejtuar autoriteteve drejtuese në ditën e 1 Majit.
Kërkesat janë lidhur edhe me situatën e krijuar nga epidemia e Sars- Cov-2 në vendin tonë.

Sindikata kërkon përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë personelin mjekësor që është në vijë të parë në luftë kundër coronavirusit. Duke qenë më të rriskuar, për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj virusit të ri meqenëse trajtojnë dhe kontaktojnë direkt me pacientë të prekur, ata kërkojnë reduktim të orëve të punës. Nga ana tjetër, në emër të mjekëve, sindikata kërkon testimin e vazhdueshëm të mjekëve ndaj Covid-19.

Për t'u dhënë zgjidhje ankesave të vazhdueshme të mjekëve për masa mbrojtëse, sindikata kërkon pajisjen me maska doreza dhe veshje të të gjithë personelit mjekësor të sistemit shëndetësor dhe jo vetëm të atyre që ofrojnë kujdes shëndetësor në shërbimet terciare. Po kështu, një kërkesë e vazhdueshme është trajtimi financiar që sipas tyre duhet të rishikohet pasi mjekët jo vetëm që kanë ngarkese pune, por edhe risk të shtuar për t'u infektuar si përsa i përket situatës aktuale, ashtu edhe në të ardhmen.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>