News

maj182020

Coronavirusi dhe gripi. Shifrat e vdekjeve nuk janë të krahasueshme

Numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 nuk mund të krahasohet drejtpërdrejt me numrin e vdekjeve për shkak të gripit sezonal, sepse këto të dhëna përllogariten ndryshe. Kështu thuhet në një artikull të botuar në "Jama Internal Medicine".
"Ndërsa normat e vdekshmërisë për shkak të coronavirusit të ri përcaktohen duke përdorur numrin aktual të vdekjeve, norma e vdekshmërisë sezonale nga gripi vlerësohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, duke përdorur algoritmet e modelimit të popullatës", shpjegon Jeremy Samuel Faust (Shkolla Mjekësore e Harvardit) dhe Carlos del Rio (Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Emory në Atlanta), autorë të artikullit.

CDC-ja vlerëson se gjatë sezonit 2019-2020 deri më 4 prill, kanë vdekur nga gripi rreth 24,000-62,000 njerëz, ndërsa më 28 prill, numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ishte 65,000. Disa qeveritarë thanë se shifrat dukeshin të ngjashme dhe përdorën krahasimin për të rihapur zona të caktuara. Sipas studiuesve, ky krahasim nuk ka kuptim, sepse Covid-19 është më i rrezikshëm dhe po shkakton dëme shumë më tepër sesa gripi sezonal.
Ekspertët raportojnë se ndërmjet 2013-2014 dhe 2018-2019, vdekjet e vlerësuara për shkak të gripit në vit, luhateshin nga 23,000 në 61,000. Sidoqoftë, numri i vdekjeve që mund t'i atribuoheshin vërtet gripit ishte midis 3,448 dhe 15,620 në vit.

Më tej, studiuesit u përpoqën të krahasonin vdekjet aktuale për shkak të Covid-19 në dy javët para publikimit të artikullit dhe ato për shkak të gripit në javët kulmore të infeksionit në vitet 2013-2014 dhe 2019-2020 dhe vëzhguan se vdekjet për shkak të Covid-19 ishin 14,478 dhe 15,455 në dy javët para publikimit dhe se vdekjet për shkak të gripit në vitet e marra në konsideratë, varionin nga 351 në 1.626 në javën e pikut. "Këto statistika mbi vdekjet reale sugjerojnë se numri i vdekjeve për shkak të coronavirusit të ri në javët e marra në konsideratë, ishte nga 9.5 herë, deri në 44.1 herë më i madh se në javët e pikut të shtatë sezoneve të fundit të gripit në Shtetet e Bashkuara", përfundojnë autorët.


Jama Int Med 2020. Doi: 10.1001/jamainternmed.2020.2306
https://doi.org/10.1001/jamainternmed.2020.2306


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>