News

maj202020

Prof. Andi Koraqi: Mbi 13 % e mjekëve të prekur nga Covid-19, në Sanatorium dhe QSUT. Nuk mund të flasim për imunitet

Çdo ditë, laboratori i mikrobiologjisë në QSUT kryen rreth 200 teste serologjike, me të cilët përveç personelit mjekësor, testohen edhe pacientë. "Çdo individ testohet dy herë", tha shefi i këtij laboratori.

"Sot, numri i individëve të testuar ka shkuar 934. Duke patur parasysh që janë bërë dy teste për secilin, gjithsej, numri i testeve është 1870. Ka mbaruar testimi i Spitalit Infektiv, Covid 2, Pediatria, urgjenca polivalente. Ka ardhur Radiologjia dhe është bërë një listë që nga ata që kanë pasur kontakte me risk më të lartë, deri tek ata me risk më të ulët".

Këto teste tregojnë jo vetëm antitrupat që krijohen te personi që ka kaluar Covid-19, por edhe  rastet e prekura që nuk kanë shfaqur simptoma dhe nuk janë raportuar. Pra, numri i personelit mjekësor që ka kaluar Covid është më i lartë se ai që është raportuar. Rezulton që personeli mjekësor ka shfaqur një pozitivitet në masën 13.4 apo 13.5%
Por ende nuk ka të dhëna të sakta nëse personat që janë prekur nga Covid-19 kanë krijuar imunitet dhe mund të mos preken nëse do të ketë një valë të dytë të virusit në vjeshtë, apo nëse bien sërish në kontakt me të.

"Këtë nuk e dimë ende. Nuk themi dot që kalimi i Covid-19 lë imunitet tek individët e prekur. Coronaviruset të risëmurin. Një gjë që kam vënë re është se sa më rëndë ta kalosh sëmundjen, aq më e lartë është mundësia e antitrupave. Teorikisht, sa më rëndë e kalon sëmundjen, aq më i mbrojtur je, por nuk e konfirmoj dot sepse duhen bërë teste të tjera për ta vërtetuar këtë", shprehet prof. Koraqi.

Menjëherë pasi të përfundojë testimi i personelit mjekësor do të vijohet me forcat e rendit, si një tjetër grup risku. Më pas, do të vlerësohet nëse do të testohen grupe të caktuara në popullatë, deklaroi shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>