News

maj282020

Covid-19. Pacientët klinikisht të shëruar, rezultojnë edhe për shumë kohë pozitivë për PCR

Sipas një letre hulumtuese të publikuar në "Jama Network Open", mund të jetë e nevojshme të vlerësohen individualisht pacientët e shëruar klinikisht nga Covid-19, por që paraqesin një çlirim të vazhdueshëm viral dhe të mbrohen më mirë mjekët që kujdesen për ata që kanë dalë nga spitali. "Është demonstruar një lloj vazhdueshmërie e Sars-CoV-2 te pacientët që janë rikuperuar klinikisht, por prognoza e përgjithshme e pacientëve me Covid-19 që kthehen në shtëpi pas plotësimit të kritereve për dalje nga spitali nuk është raportuar dhe për këtë arsye ne donim të thelloheshim në këtë temë", thotë Jinru Wu, nga Universiteti Hunan Normal në Changsha, Kinë, autori kryesor i studimit.

Mes 60 pacientëve të regjistruar që kishin dalë nga spitali (mosha mesatare 46.5 vjeç), gjithsej 10 pacientë kanë patur rezultate pozitive të PCR-së për Sars-CoV-2, nga 4 deri në 24 ditë pas daljes. Asnjë nga pacientët pozitivë nuk shfaqi simptoma klinike të sëmundjes, me përjashtim të kollitjes së rrallë te dy pacientë, të dy mbi moshën 70 vjeç, me patologji të ndryshme bazë. Studiuesit theksojnë se, duke qenë se pacientëve të dalë nga spitali u jepeshin udhëzime për izolim në shtëpi dhe rastet lokale ishin të rralla, mendohet se rezultatet e tyre pozitive janë efekt i ngarkesës së vazhdueshme virale dhe jo i riinfeksionit.
Në përputhje me studimet e mëparshme, rezultatet treguan se gjashtë pacientë kishin çlirim të vazhdueshëm viral në traktin gastrointestinal pas daljes nga spitali dhe mes tyre, njëri tregoi një kohëzgjatje të përhapjes virale prej 56 ditësh nga fillimi i sëmundjes. Sidoqoftë, infektiviteti mbetet i paqartë, pasi nga mostrat e jashtëqitjes nuk janë izoluar viruse të gjalla. Ndër të tjera, disa mjekë që kishin marrë plazmën e njërit prej pacientëve pa patur mbrojtjen e duhur, nuk u infektuan me virusin.

Autorët theksojnë se ky studim ishte i kufizuar në një numër të vogël pacientësh dhe se do të jenë të nevojshme thellime të tjera, në një grup më të gjerë pacientësh dhe izolimi i virusit të gjallë, në vend të testeve PCR-së për të përcaktuar infektueshmërinë, në mënyrë që të menaxhohet më mirë sëmundja pas daljes nga spitali. Sidoqoftë, duke marrë parasysh këtë pozitivitet ndaj PCR-së për Sars-CoV-2 mes pacientëve të dalë nga spitali, duket e rëndësishme që personeli mjekësor që mbledh plazmën gjatë konvaleshencës, të veshë pajisjet e përshtatshme për mbrojtjen personale.

 

Jama Network Open 2020. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.9759
https://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.9759


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>