News

qer152020

Covid-19. Kush është shëruar, nuk është më infektues, edhe nëse tamponi rezulton pozitiv

Sipas një raporti të botuar në faqen e Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), nuk ka gjasa që një individ i shëruar nga Covid-19, ose që pas përfundimit të periudhës së izolimit vazhdon të rezultojë pozitiv për Sars-CoV-2, të jetë në gjendje të infektojë dikë.

Studiuesit identifikuan 447 pacientë me Covid-19 të konfirmuar, prej të cilëve pothuajse gjysma (44.7%) ishin simptomatikë. Nga 226 pacientë që paraqisnin simptoma qëkur u konfirmua rasti i tyre, tamponi i përsëritur pas daljes nga spitali, rezultoi pozitiv në mesatarisht 44.9 ditë që nga dita kur u zhvilluan fillimisht simptomat. Më shumë se gjysma (59.6%) e pacientëve që rezultuan pozitivë për herë të dytë, u testuan me qëllim skrinimin, pavarësisht nga simptomat.
Për të kuptuar më mirë nëse një rezultat pozitiv i tamponit pas shërimit lidhej me një aftësi reale infektuese, studiuesit koreanë studiuan 790 kontakte të pacientëve që kanë rezultuar përsëri pozitivë, përfshirë 351 anëtarë të familjes. Midis kontakteve, autorët identifikuan tre raste të reja; megjithatë, për të tre këta individë ishin të mundshme burimet e tjera të infeksionit. Ekspertët më pas u përpoqën ta kultivonin virusin në laborator nga 108 pacientë të cilët treguan pozitivitet në tampon pasi u shëruan, por të gjitha kulturat ishin negative. Për të hetuar më tej, u analizuan mostrat e gjakut nga 23 pacientë të testuar përsëri pozitivë dhe 96% e tyre kishin zhvilluar antitrupa neutralizues.

"Në bazë të monitorimit aktiv, hetimit epidemiologjik dhe testeve laboratorike për rastet e njerëzve të testuar përsëri pozitivë dhe të kontakteve të tyre, nuk u gjet asnjë provë që ky pozitivitet i rinovuar të ishte realisht infektues", shkruajnë autorët. Kështu, Agjencia Koreane mendon se  pacientët që kanë dalë nga izolimi nuk kanë nevojë për testime të mëtejshme dhe nuk janë infektues, edhe nëse rezultojnë pozitivë në testin PCR.


Korea Cdc - Press release. Findings from investigation and analysis of re-positive cases
https://www.cdc.go.kr/board/board.es?mid=a30402000000&bid=0030


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>