News

qer102020

Covid-19. Silva Bino: Kujdes nga rastet presimptomatike. Ekziston mundësia e riinfektimit

Pas tre muajve, në Shqipëri janë rritur rastet e prekura nga virusi Covid-19. Epidemiologët e lidhin këtë me shkujdesjen e qytetarëve dhe me grumbullimet e tyre. Ndër rastet e reja që raportohen çdo ditë, ka edhe anëtarë të personelit mjekësor. Tanimë, pothuajse të gjitha shërbimet në Qendrën Spitalore Universitare janë prekur nga Covid-19. Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik thotë se kërkohen kontrolle të rrepta përsa i përket respektimit të masave parandaluese dhe se mjekët e qendrave universitare janë të parët që i neglizhojnë këto masa. Por, nga ana tjetër, Bino theksoi se punonjësit e QSUT-së, qoftë mjekë, infermierë apo sanitare, nuk duhet ta fshehin kur familjarët e tyre rezultojnë pozitivë me Covid-19, në mënyrë që të mos paraqiten në punë.
E pyetur nga Doktor33 në lidhje me rastin e infektimit për herë të dytë të mjekut infeksionist në spitalin e Durrësit i cili ishte infektuar në fillim, doli negativ, por pas tre muajsh rezultoi sërish pozitiv, dr. Bino tha:

"Ka raste kur nuk negativizohesh plotësisht. Rasti i mjekut të Durrësit është negativizuar me vështirësi. Në rastin e parë ai nuk pati klinikë problematike, ndërsa tani ka shfaqur probleme pulmonare. Është riinfektuar. Raportohen edhe në botë raste që janë infektuar për herë të dytë", shprehet Bino.

Ndërsa e pyetur në lidhje me transmetueshmërinë e virusit nga personat e prekur, që nuk kanë simptoma, dr. Bino përgjigjet:

"Ka të dhëna që tregojnë se personat asimptomatikë kanë transmetueshmëri të ulët të virusit. Por është shumë e vështirë t'i ndash personat asimptomatikë nga ata presimptomatikë. Presimptomatikët i shfaqin shenjat pak më vonë nga koha kur kanë rezultuar pozitivë dhe këta kanë transmetueshmëri të lartë. Ne kemi pasur raste që dikush ka dalë asimptomatik, ka shfaqur shenja pak më vonë dhe ka humbur dhe jetën".

Në lidhje me vaksinën, dr. Bino tha se po bëhen përpjekje të shumta dhe duhet të presim ende.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>