News

kor22020

Tamponët për Covid-19, tani edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT

Testi për Covid-19 nëpërmjet tamponit, i cili presupozohet që ka një marzh gabimi më të ulët sesa testet e tjera, tanimë do të kryhet edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Por, ka një protokoll të caktuar.

Burime të Doktor33 thonë se tamponi do të kryhet vetëm për pacientët e QSUT-së. Bëhet fjalë për pacientë të cilët kanë qenë të shtruar në shërbimet e QSUT-së dhe para se të lënë ambientet e QSUT-së do të kryejnë tamponin, për të parë nëse janë negativë ndaj coronavirusit dhe mund të shkojnë të qetë të bashkohen me familjarët në shtëpitë e tyre.
Po kështu, tamponin në këtë laborator do ta kryejnë edhe pacientë të prekur nga Covid-19, por që janë trajtuar në Shërbimin Infektiv, për të parë nëse janë negativë në momentin kur u duhet të lënë ambientet e këtij shërbimi.

Mjekë të QSUT-së më herët kanë kërkuar që tamponi t'u kryhet të gjithë pacientëve që shkojnë të marrin shërbim në QSUT, në mënyrë që të mos përhapej coronavirusi. Nuk dihet ende nëse tamponi do të bëhet edhe për pacientët kur paraqiten në QSUT.

Deri më tani, tamponi për Covid-19 është kryer vetëm në laboratorin virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>