News

kor212020

Covid-19. Studimi i Akademisë së Shkencave: 6-7 % e qytetarëve në Tiranë e kanë

Prof. dr. Alban Ylli: Përqindja është e ulët, por pritet të rritet

 

Një studim i kryer nga Akademia e Shkencave, bazuar në testet serologjike në Tiranë, ka dalë në rezultatin se mesatarisht, vetëm 6-7 % e qytetarëve të Tiranës e kanë kaluar coronavirusin. Testi serologjik është kryer mbi qytetarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Prof. dr. Alban Ylli dhe prof. dr. Genc Sulcebe kanë realizuar studimin, konkluzionet e të cilit tregojnë se një numër i vogël i qytetarëve ka rënë në kontakt me Covid-19. Doktor33 kontaktoi me një nga autorët e studimit, me prof. dr. Alban Yllin, i cili shpjegoi se bazuar në këtë përqindje të popullatës së prekur në kryeqytet, virusi do të vazhdojë të jetë gjatë mes nesh.

"Ka shifra të ndryshme në zona të caktuara të Tiranës, por kjo shifër diku te 6-7 % është një mesatare, le të themi. Parë në këndvështrimin tim, është e ulët. Është e ulët për faktin se u frenua, çka do të thotë që virusi do të vazhdojë të infektojë. Por, nga ana tjetër, ka edhe një lajm të mirë, pasi virologjia ka rënë disi. Le të presim. Asgjë nuk parashikohet", shpjegoi prof. Ylli për Doktor33.

Në fakt, rezultatet e këtij studimi i përkasin një situate të para një muaji, pasi antitrupat kërkojnë të paktën tri javë që të krijohen në organizmin e një personi të prekur nga Covid-19. Aktualisht, ka numër më të lartë të njerëzve që raportohen të prekur çdo 24 orë. Po kështu, është rritur edhe numri i atyre që humbin jetën pasi janë prekur nga Covid-19. Ndërsa përsa i përket imunitetit që lë te personat e prekur, ende nuk ka informacione të provuara shkencërisht se sa kujtesë imunitare ka.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>