News

kor232020

Japonia aprovon deksametazonin për trajtimin e pacientëve Covid-19

Ministria Japoneze e Shëndetësisë ka aprovuar një medikament steroid me kosto të ulët dhe gjerësisht të disponueshëm, deksametazon, për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga Covid-19.
Kjo shënon miratimin e dytë të një trajtimi kundër Covid-19 në vend, pas autorizimit të antiviralit  remdesivir (Gilead Sciences) në maj.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies e ka përfshirë deksametazonin si bar të aprovuar nga qeveria në një version të fundit të manualit të tij për trajtimin e coronavirusit të ri, raportoi "Japan Times".
Sipas manualit të rishikuar, deksametazoni u shfaq premtues në një studim klinik të kryer nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.

Muajin e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar autorizoi barin për trajtimin e Covid-19 në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS), pas raportit të të dhënave pozitive nga studimi RECOVERY.
Rezultatet paraprake treguan se bari reduktonte vdekjen deri në një të tretën te pacientët e shtruar në spital me komplikacione të rënda të frymëmarrjes të shkaktuara nga sëmundja e coronavirusit të ri.
Gjatë eksperimentimit, 2,104 pacientë morën deksametazon dhe u krahasuan me 4,321 pacientë që morën trajtimin standard.
Deksametazoni ishte në gjendje të reduktonte rrezikun e vdekjes me 35% te pacientët me ventilim dhe 20% te pacientët me oksigjen, duke çuar në një ulje prej 17% në nivelin e përgjithshëm të vdekshmërisë 28-ditore.
Bari u tha se ishte i pari në botë që shfaqi një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë së pacientëve, sipas rezultateve të studimit eksperimentues RECOVERY.

Reuters shtoi se rezultatet e plota të studimit të botuar në "Nevv England Journal of Medicine" konfirmuan përfitimin e barit për pacientët me sëmundje të përparuar ose të moderuar.
Bazuar në rezultatet e eksperimentit, Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH) rishikoi udhëzimet e tij në qershor, për të rekomanduar që deksametazoni të mund të jepet për pacientët që kanë nevojë për ventilim dhe mbështetje me oksigjen.


Burimi: Pharmaceutical Technology


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>