News

kor242020

Tamponi për Covid-19, tani edhe në spitalet jopublike, por vetëm për ata që e kërkojnë për dokumentacion

Krahas testeve serologjike të cilat kryhen nëpërmjet gjakut në laboratorë jo publikë, tani edhe tamponët në hundë dhe gojë do të kryhen në spitalet jo publike.
Komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar vendimin për lejimin e testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV2 në laboratorë privatë për arsye administrative. Ata kanë përcaktuar gjithashtu një procedurë te standardeve që duhet të plotësojnë këta laboratorë. Por, vendimi specifikon se në këtë kategori lejohet testimi vetëm i atyre individëve që u nevojitet ta kenë si dokument që provon se nuk janë prekur nga Covid-19, kur u duhet të udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

Njohja e laboratorëve jo publikë për këto testime do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë sipas procedurës së miratuar që garanton cilësinë e sigurinë e laboratorit, testeve dhe metodës që do të përdoret.
Testet do të regjistrohen pranë Agjencisë së Barnave e Pajisjeve Mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Çdo laborator do të duhet të raportojë çdo 24 orë për analizat molekulare që kryen për arsye administrative dhe gjithashtu, duhet të raportojë në ISHP rastet që rezultojnë pozitive, për të cilat më pas do të konfirmohet diagnoza dhe do të vijohet me gjurmimin.

Ndërkohë, në ISHP do të vijojë kryerja e analizës për diagnozë, gjurmim të kontakteve dhe hetim epidemiologjik sipas procedurës së ndjekur deri tani, nëpërmjet numrit 127.

Për procedurat, kliko këtu.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>