News

tet72020

Covid-19. Rrjedhje e lëngut cerebrospinal pas tamponit të hundës. Rasti në SHBA

Një grup studiuesish në Universitetin e Iouas, në SHBA, ka përshkruar në një letër të botuar në "Jama Otolaryngology - Head & Neck Surgery" rastin e parë të njohur të humbjes së lëngut cerebrospinal nga hunda pas tamponit testues për Covid-19. "Tamponët rinofaringealë, nazalë anteriorë dhe të turbinës së mesme janë tre nga pesë metodat për mbledhjen e ekzemplarëve diagnostikues, rekomanduar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA. Komplikaconet që lidhen me këto teste, nuk janë karakterizuar ende mirë", shpjegon Christopher Blake Sullivan, nënshkruesi i parë i dokumentit.

Studiuesit i referohen një gruaje 40-vjeçare, e cila, pas një testi nazal për Covid-19, në pritje të operacionit, shfaqi rinorre të njëanshme, perceptimin e shijes metalike, dhimbje koke, të vjella, ngurtësi të qafës dhe fotofobi. Pacientja kishte historik të hipertensionit intrakranial idiopatik dhe heqjes së polipeve të hundës mbi 20 vjet më parë. Ekspertët kryen tomografi kompjuterike (CT) e MRI dhe identifikuan një encefalocelë 1,8 cm që varionte nga fovea e djathtë etmoidale deri në meatusin e mesëm dhe një pseudomeningocele të krahut të djathtë sphenoid. Krahasimi me një skanim CT të kryer në vitin 2017, ka zbuluar se encefalocela kishte qenë e pranishme.
Pacientja iu nënshtrua riparimit kirurgjikal endoskopik. Studiuesit theksojnë se hipertensioni intrakranial idiopatik është një faktor rreziku për formimin e meningocelës dhe se kjo paciente kishte një defekt të padiagnostikuar të bazës së kafkës, i cili ishte i pranishëm në imazhet që datojnë nga viti 2017.

"Duke marrë parasysh faktet, mund të hamendësojmë se tamponi nuk kishte sjellë një dhunim të bazës kranike kockore, por përkundrazi, shkaktoi trauma në encefalocelën tashmë ekzistuese", thonë autorët. Pavarësisht udhëzimeve dhe trajnimeve që marrin profesionistët e kujdesit shëndetësor, ngjarje të padëshirueshme mund të ndodhin gjatë bërjes së tamponit, për shkak të anatomisë komplekse dhe delikate të zonës. "Duhet të merren parasysh metodat alternative të depistimit të hundës te pacientët me defekte të mëparshme të bazës kranike, një histori të operacionit të sinusit ose në bazën kranike ose kushte që predispozojnë për gërryerjen e kësaj të fundit", përfundojnë ekspertët.


Jama Oto-H&N Surgery 2020. Doi: 10.1001/jamaoto.2020.3579
https://doi.org/10.1001/jamaoto.2020.3579


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>