News

tet62020

Rritet numri i rasteve me kancer gjiri në Shqipëri. Ulet mosha e të prekurave, nën 30 vjeçe. Mungon psikologu për pacientet

700-800 raste të reja i shtohen regjistrit të pacienteve me kancer gjiri në vendin tonë. Sipas mjekes onkologe Alketa Pere, ajo që vihet re është ulja e moshës së pacienteve që diagnostikohen me kancer gjiri. "Ka shumë vajza të reja nën moshën 30 vjeçe", shprehet dr. Pere.

Ndër faktorët kryesorë janë konsumimi i alkoolit, duhanit dhe ndryshimi i stilit të jetës. Sipas dr. Peres, vetëm 15 % e rasteve e kanë të trashëguar.

Një paciente me kancer gjiri e cila trajtohet prej një viti, pasi u diagnostikua me vonesë, tregoi për Doktor33, kalvarin e gjatë që ka kaluar. "Është një tmerr, një traumë e madhe dhe në spital nuk ka psikolog që të na asistojë. Nuk po flas për vuajtjen nga rrezet, kimioterapia apo vajtje-ardhjet", shprehet pacientja, e cila nuk pranoi të identifikohej.

Përsa i përket pandemisë së Covid-19, dr. Pere thotë se janë munduar të mos i shkëpusin kontaktet duke i monitoruar online. Ndërsa, ka patur raste që janë përkeqësuar për faktin se duhej të shkonin në shërbimin onkologjik për kontrolle, por nuk kanë shkuar nga frika se mos bien në kontakt me virusin e Covid-19.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>