News

nën102020

Ndryshon udhëzuesi për mjekët e familjes për trajtimin e pacientëve me COVID

Mjekët e familjes që trajtojnë një numër të konsiderueshëm pacientësh me COVID në shtëpi, kanë tanimë të shkruar kur duhet ta dërgojnë pacientin në spital dhe çfarë medikamentesh mund të përdorin për format e lehta dhe për format e mesme.

Sipas udhëzuesit të ri, pacientët që kanë një nivel saturimi 93-94%, trajtohen në kushte ambulatore. Vetëm kur saturimi zbret më poshtë, atëherë mjeku i familjes duhet të kërkojë që pacienti i tij të shkojë në spital. Po ashtu, selektimin nëse është për në spital do ta tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e parë të shenjave, por në ditën e 5-të ose të 6-të të sëmundjes.

Por, mjekët e familjes kanë abuzuar me përdorimin e antibiotikëve në trajtimin e pacientëve me COVID, gjë që është kundërshtuar fort nga mjekët specialistë.
Në udhëzuesin e ri i cili u është dërguar mjekëve të familjes në muajin tetor, është përcaktuar edhe kur duhet bërë trajtimi me antibiotik i pacientëve me COVID. Sipas këtij udhëzuesi, antibiotiku do të jepet vetëm në rastet kur ka ulje të oksigjenit, apo vështirësi në frymëmarrje. Gjithsesi, kur ka temperaturë që zgjat, toksikozë apo kollë me sputum, mjekët sugjerohen të nisin antibiotik, për shembull, azitromicinë për tre ditë, moxifloxacinë për 5 ditë.
Ndërsa kur pacienti ka shfaqur forma të lehta, trajtimi i tij mund të nisë me antipiretikë, vitamina, shurup për kollë.

Mjeku i familjes mund ta trajtojë pacienetin me kortizonikë kur ai ka vështirësi në frymëmarrje, por vetëm nga goja. Kortizonikët në formë injeksioni bëhen vetëm në kushte spitalore. Më me efekt theksohet në udhëzim se është deksametazoni.

Këtu, mund të lexoni Udhëzuesin e plotë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>