News

nën112020

COVID apo grip? Në Itali nis testi i shpejtë antigjenik që bën dallimin

I njoftuar disa javë më parë, testi i shpejtë antigjenik ka hyrë në Itali në fazën e verifikimit të besueshmërisë. Ai bën të mundur që për 15-30 minuta të bëjë të ditur nëse subjekti ka coronavirus apo aktivitet viral të ngjashëm me gripin. Përditësimi është bërë nga drejtori mjekësor i Spitalit Spallanzani, Francesco Vaia, i cili njoftoi në një transmetim televiziv: "Kontrollet mbi besueshmërinë e një testi për të dalluar coronavirusin nga gripi do të fillojnë javën e ardhshme dhe do të kushtojnë maksimalisht 10 euro".

Testi do t'i përgjigjet vështirësisë së dallimit të gripit sezonal nga coronavirusi pasi vështirësitë në frymëmarrje, dhimbja e fytit, ethet dhe kolla janë simptomat kryesore të të dyja sëmundjeve. Dhe, në shumicën e rasteve, vetëm tamponi mund të tregojë nëse është coronavirus, duke bërë një diagnozë të sigurt. Javën tjetër, në spitalin Spallanzani "nisin kontrollet nëpërmjet një testi të shpejtë që do të na japë mundësinë ta dallojmë coronavirusin e ri nga gripi A dhe B", shpjegon Vaia.

"Këto janë teste antigjenike dhe na lejojnë në një kohë shumë të shkurtër, për 15-30 minuta, të mësojmë nëse subjekti që i nënshtrohet testit ka aktivitet të vazhdueshëm viral nga coronavirusi apo aktivitet të ngjashëm me gripin. Është e kotë të nënvizohet rëndësia e madhe e këtij testi në një kohë kur, për fat të keq, kurba e epidemisë është akoma në progres dhe i mbivendoset kurbës së gripit. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme nga pikëpamja e shëndetit publik. Ne do ta testojmë testin për besueshmëri dhe kostot duhet të jenë shumë të ulëta, nga 4 në 10 euro". (G.P.)


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>