News

nën182020

Urdhri i Mjekut në Itali nxjerr udhëzuesin për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në shtëpi

Në kushtet e situatës aktuale të pandemisë së re që ka përfshirë të gjithë botën, më shumë se kurrë janë të nevojshëm udhëzuesit që do t'iu vinin në ndihmë profesionistëve të shëndetësisë, për të menaxhuar gjendjen e pacientëve, jo vetëm në spital, por edhe në kushtet e shtëpisë.

Për të përmbushur këtë nevojë emergjente, Federata Rajonale e Urdhrit të Mjekëve, Kirurgëve dhe Dentistëve të Lombardisë, ka publikuar një udhëzues për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në gjendje shëndetësore jo shumë të rëndë, që trajtohen në shtëpi, pra, që nuk kanë nevojë për hospitalizim.

Udhëzuesi për trajtimin e pacientëve atë prekur nga Sars-Cov-2, është shumë i qartë, orientues dhe i bazuar në parimin EBM (Evidenze Based Medicine). 
 

Në këtë link, do të mund të lexoni Udhëzuesin e plotë.

 

Blerina Çizmja


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>