News

nën272020

Rezistenca ndaj antibiotikëve, kërcënim global i shëndetit publik

Në këtë situatë të pandemisë së Covid-19 ku antibiotikët po përdoren masivisht, madje shpesh me tepricë dhe jo në momentin e duhur, Instituti i Shëndetit Publik iu bën thirrje mjekëve të tregohen të kujdesshëm. OBSH-ja ka deklaruar se rezistenca antimikrobiale (AMR) është një nga 10 problematikat më serioze globale të shëndetit publik me të cilat po përballet njerëzimi. Albana Fico, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik thotë: "Kemi nisur trajnimet online me mjekët pikërisht për këtë qëllim, pasi edhe protokollet e trajtimit të Covidit, përmbajnë antibiotikë".

"Ka pasur ekzagjerime nga mjekët në trajtimin e pacientëve me Covid, duke rekomanduar antibiotikë të shtrenjtë, që i përkasin gjeneratës së fundit. Mungesat e antibiotikëve po prekin vende të të gjitha niveleve të zhvillimit dhe veçanërisht, sistemet e kujdesit shëndetësor. Rezistenca ndaj antibiotikëve nuk është gjë tjetër veçse mosdhënia efekt e një antibiotiku ndaj një sëmundjeje, që përkthehet në ditë qëndrimi më shumë në spital, kohëzgjatje të sëmundjes", shprehet dr. Fico.

OBSH-ja ka identifikuar 32 antibiotikë në zhvillimin klinik që adresojnë listën e OBSH-së së patogjenëve përparësorë, nga të cilët vetëm gjashtë u klasifikuan si novatorë. Në disa vende në botë, sipas OBSH-së, antibiotikët karbapenem nuk funksionojnë në më shumë se gjysmën e pacientëve të trajtuar për infeksione K.pneumoniae, për shkak të rezistencës. E ndërsa shumë antibiotikë po dalin jashtë përdorimit sepse nuk japin efekt, kostot e prodhimit të një antibiotiku të ri janë shumë të larta dhe kërkojnë kohë të gjatë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>