News

dhj152020

Covid-19 gjatë shtatzënisë. Drejtoresha e "Mbretëresha Geraldinë": kanë lindur 42 gra pozitive. Covidi nuk shkakton abort

Covid-19 ka ngjallur panik te gratë shtatzëna, që mendojnë se mund t'i çojë ato drejt abortit apo mund të shkaktojë keqformime të bebes. Drejtoresha e maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", prof. Eliona Demaliaj shpjegon se coronavirusi nuk ndikon as në abort, as në keqformime të bebes.

"Në maternitetin tonë kemi trajtuar gra shtatzëna të prekura me Covid si gjatë tremujorit të parë, ashtu edhe gjatë tremujorit të dytë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Por, duhet patjetër një koordinim shumë i mirë ndërmjet mjekut obstetër-gjinekolog dhe mjekut pneumolog, kur gruaja ka vështirësi në frymëmarrje apo me mjekun infeksionist, pasi disa medikamente me të cilat trajtohet Covidi, nuk mund të përdoren te gratë shtatzëna. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" janë kryer 42 lindje të nënave të prekura nga Covidi", theksoi mjekja gjinekologe, prof. Eliona Demaliaj.

E pyetur nëse gratë shtatzëna preken më pak nga Covidi, ose e kalojnë atë më lehtë, prof. Demaliaj theksoi se ato duhet të respektojnë masat njëlloj si pjesa tjetër e popullatës. "Nuk është vërtetuar asnjë teori që e mbështet këtë", u shpreh Demaliaj.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>