News

dhj222020

Covid-19 pëson mutacion. Eugena Tomini: Coronavirusi i ri transmetohet më shpejt, por nuk është më agresiv

Mutacioni që ka pësuar Covid-19 dhe që u identifikua fillimisht në Britaninë e Madhe, ka shfaqur të njëjtat simptoma me coronavirusin i cili trazoi të gjithë botën këtë vit, pasi janë e njëjta familje, por nuk është aq agresiv në lidhje me vdekshmërinë. Të paktën këtë tregojnë studimet e deritanishme. Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shpjegon se duke qenë e njëjta familje, nuk ka ndryshuar në shfaqjen klinike.

"Ky mutacion, të paktën me sa na tregojnë studimet e deritanishme, nuk ka pësuar ndryshime në agresivitet apo vdekshmëri. Ai ruan të njëjtën klinikë, si: kollë e thatë, temperaturë, djersitje, marrja e frymës", thekson znj. Tomini.
Në fakt, të dhënat tregojnë se Covid-19 ka pësuar 4000 mutacione që nga fillimet e tij, por në Britaninë e Madhe u vu re një transmetueshmëri e lartë e këtij varianti, i cili pas Britanisë, ka alarmuar edhe vende të tjera në BE.

"Britania, gjatë hetimeve të saj epidemiologjike, konstatoi se incidenca e rasteve pozitive, pësoi një rritje gati 4-fish apo 70% në dyjavëshin e fundit, ndaj u evidentua ky variant. Pra, çfarë është konstatuar deri më tani është se ka një transmetueshmëri të lartë që do të thotë se, përhapet shumë shpejt", shpjegon për Doktor33, znj. Tomini.

Por, askush nuk e përjashton mundësinë se ky mutacion mund të ketë ndodhur më herët edhe në vende te tjera përfshirë edhe Shqipërinë. Megjithatë, vendet e zhvilluara si Britania, por edhe vende të tjera të BE-së të cilat kanë kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme, vijojnë të kryejnë studime dhe hetime epidemiologjike, për të pasur një panoramë më të qartë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>