News

mar232021

Vaksina ruse në Shqipëri. ISHP: Sputnik është e njëjtë me vaksinën AstraZeneka

Ndonëse EMA nuk e ka miratuar ende vaksinën ruse Sputnik, në Shqipëri kanë mbërritur një ditë më parë 10 mijë doza të vaksinës, të cilat u dhuruan nga Emiratet e Bashkuara. Erida Nelaj, eksperte për vaksinat në ISHP thotë se vaksina ruse është efikase për të parandaluar infektimin e popullatës nga Covid-19.

"Sputniku është e njëjtë me AstraZeneka-n si formulë. Të dyja kanë në përbërje adenoviruse që nuk janë të dëmshme për organizmin e njeriut. Ato nxisin qelizën të prodhojë proteinën e coronavirusit, duke krijuar antitrupa. Pra, është e njëjta teknologji dhe nuk duhet dyshuar në efikasitetin e kësaj vaksine", shprehet Nelaj.

Ndryshe nga vaksinat e tjera, vaksina ruse ka një tolerancë në kohë për të aplikuar dozën e dytë. Ndonëse Pfizeri kërkonte aplikimin pas 3 javësh nga doza e parë, vaksina ruse duhet aplikuar 12-13 javë pas dozës së parë. Por, kush do të vaksinohet me vaksinën Sputnik në Shqipëri?

"Ne kemi tanimë një strategji. Po vaksinojmë mësuesit dhe njerëzit mbi 80 vjeç. Më pas do të vazhdojmë sipas grupmoshave. Nuk është përcaktuar kush do marrë Pfizer, apo Sputnik, apo AstraZeneca", thekson Nelaj.
Vaksina ruse Sputnik po aplikohet në 44 vende të botës dhe ka qenë efikase atje. Kjo, sipas Nelajt, ka lehtësuar edhe Shqipërinë për të lejuar aplikimin e saj në popullatën tonë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>