News

mar312021

Italia miraton vaksinimin anti-Covid në farmaci. Ministri italian i Shëndetësisë firmos protokollin

Speranza: "Sot do të bëjmë një tjetër hap të rëndësishëm përpara, për ta bërë fushatën e vaksinimit më të shpejtë dhe më të shtrirë në vend"

 

"Sapo kam nënshkruar protokollin me rajonet dhe farmacistët për të filluar në mënyrë të sigurt vaksinimin Covid në farmacitë e vendit tonë. Fushata e vaksinimit është çelësi i vërtetë për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Sot do të bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm përpara për ta bërë atë më të shpejtë dhe më të shtrirë në vend". Kështu ka deklaruar ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Farmacitë do të shpërblehen me 6 euro për aktin profesional të një inokulimi të vaksinës. Njohja, në favor të farmacive, e çdo pagese shtesë që lidhet me funksionet organizative, rimbursimin e pajisjeve mbrojtëse dhe materialeve të konsumit, si dhe çdo stimulim për arritjen e synimeve të vaksinimit të vendosura nga administratat territoriale, u është deleguar marrëveshjeve specifike me rajonet dhe provincat autonome.
Këtë e parashikon marrëveshja kornizë midis qeverisë, rajone-ppaa, Federfarma dhe Assofarm, për administrimin e vaksinave anti-SarsCov2 nga farmacistët.


Burimi: Huffingtonpost


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>