News

sht282021

Gjatë vitit 2020, sëmundjet kardiake kanë shkaktuar më shumë vdekje sesa Covidi. INSTAT: Vdekjet u rritën me 25.8%

Të dhënat e INSTAT-it për vitin 2020 raportojnë se kanë humbur jetën mesatarisht 3 vetë në ditë për shkak të Covid-19, ndërkohë që nga sëmundjet e zemrës, shifrat e humbjes së jetëve kanë qenë disa herë më të larta.

Numri i vdekjeve të raportuara nga INSTAT-i për vitin 2020 është 27 605 vetë, shifër kjo që pësoi një rritje me 25.8%, krahasuar me vitin paraardhës, duke u përllogaritur në afro 970 vetë për 100 mijë banorë. Por ajo që evidentohet në të dhënat e INSTAT-it është se pothuajse gjysma e numrit të vdekjeve ka si shkak sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, 52.2% e numrit të përgjithshëm.
Më të shpeshta janë humbjet e jetës për shkak të sëmundjeve kronike të zemrës të cilat zënë gati 33.1%, ndërsa sëmundjet e enëve të trurit zënë 26.4% dhe sëmundjet ishemike të zemrës zënë 24%.

Por, duke i ndarë sipas gjinisë, duket se gjatë vitit 2020 kanë humbur jetën për shkak të problemeve kardiake më shumë meshkuj. Në raport me popullsinë janë shënuar 464,2 femra dhe 552,5 meshkuj për çdo 100 mijë banorë.
Në fakt, për shkak të pandemisë, të sëmurët kronikë i reduktuan kontrollet e tyre te mjeku kardiolog për shkak të frikës për ta kontaktuar fizikisht, ndërkohë që u nevojitej të ndryshonin mjekimet. E njëjta gjë ndodhi edhe me pacientë të tjerë. Por, studime të huaja po nxjerrin në pah se Covidi ka lënë pasoja afatgjata pikërisht te pacientët kardiakë, duke e përshpejtuar problematikën e tyre.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>