News

nën122021

Vaksinohen 100% dhe përsëri numri i infektimeve me Covid-19 mbetet shumë i lartë

Irish Times ka raportuar javën e kaluar se qyteti Uaterford ka shkallën më të lartë të incidencës së rasteve të COVID në të gjithë vendin, tre herë më e madhe se mesatarja kombëtare, e cila në vetvete është rritur në mënyrë të qëndrueshme javët e fundit, pavarësisht se 91% e të rriturve irlandezë janë vaksinuar. Megjithatë, Uaterfordi qëndron në krye.

Uaterfordi është një qytet i vogël në Jug të Irlandës, ku praktikisht, të gjithë janë të vaksinuar, pasi ky është qyteti me normën më të lartë të vaksinimeve në të gjithë Irlandën dhe ndoshta, në të gjithë Evropën. E shprehur në shifra, 99.7 % e banorëve të Uaterfordit janë të vaksinuar, por infektimet janë në maja.
Sipas Our World in Data, shumica e irlandezëve filluan të vaksinoheshin në prill/maj, pikërisht kur u pa një kthesë e tendencës, me më shumë raste sesa ishin parë me muaj të tërë.

Doktor Dermot Nolan, Spitali Tramore Uaterford, përgjegjës në Irlandë për astmën, thotë se në spital ka pasur raste të pacientëve që janë infektuar me Covid, pas vaksinimit. "Konkretisht, thotë ai, gjatë shtatë ditëve të fundit, ka pasur 1481 raste të reja me Covid në çdo 100 mijë banorë".
Për ta qartësuar këtë ide, mund të kujtojmë se, në Milano, në të njëjtën periudhë, ka patur 38 infektime, në çdo 100 mijë banorë.
Sipas mjekut, "të gjitha vaksinat mbrojnë nga hospitalizimi, nga pasojat e rënda dhe nga vdekja, por nuk të mbrojnë nga infektimi me virusin".

Në rrugët e Uaterfordit, qytetarët e konfirmojnë këtë. Ata janë të vaksinuar me të dyja dozat, megjithatë, pranojnë se e kanë marrë Covidin pas vaksinimit, ashtu siç dinë edhe raste të tjera të të njohurve apo të afërmve, që kanë qenë në të njëjtën situatë. Damien Ternian, gazetar në WLR, pranon se po vihet re një shtim i madh i rasteve.
Profesor Chris Mullhall, Universiteti i Uaterfordit, thotë: "U jemi bindur të gjitha rregullave. Kufizimet vazhdojnë. Nuk shkojmë në diskoteka, për shembull, në restorante shumë pak... megjithëse kemi Green Pass për të shkuar në to". 

Dhe, sipas të dhënave, rastet nuk janë vetëm të lehta. Irlanda ka numrin më të madh të njerëzve në spital me COVID që nga marsi dhe trajektorja po përkeqësohet. Kjo është shkalla më e lartë e vaksinimit në BE (mbi 90% e atyre mbi 16 vjeç) dhe rastet janë më të shpeshta pikërisht në qarkun më të vaksinuar të Irlandës. Shefi mjekësor i shtetit, dr. Tony Holohan, tha se ishte "gjithnjë e më i shqetësuar për incidencën në rritje të sëmundjes në mbarë vendin" dhe se objektivi kryesor "duhet të jetë mbrojtja e më të cenuarve nga Covid-19".

Një analizë e fundit e shtamit emergjent A.30, e publikuar në Nature tregon se "proteina spike e variantit A.30 të SARS-CoV-2 ka mutacion të fuqishëm dhe shmang antitrupat e induktuar nga vaksina me efikasitet të lartë".
Të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë se tashmë, njerëzit e vaksinuar janë të infektuar me një normë më të lartë për frymë - në disa grupe, dyfishi i normës - për çdo grupmoshë mbi 30 vjeç.

Një studim i ri suedez i botuar në Lancet thotë se efektiviteti i vaksinës kundër sëmundjeve të rënda mbetet ende. Ka vetëm një problem. "Efikasiteti kundër sëmundjeve të rënda duket se mbetet i lartë për 9 muaj, megjithëse jo për meshkujt, të moshuarit e brishtë dhe individët me sëmundje shoqëruese", përfundojnë autorët. Studimi suedez tregon gjithashtu se pas 210 ditësh, efikasiteti kundër infeksionit simptomatik është zero, kohë pas së cilës duket se kthehet në efikasitet negativ. Studiuesit gjetën vetëm 52 për qind efikasitet kundër sëmundjeve serioze te të gjithë meshkujt pas gjashtë muajsh.


Blerina Çizmja


Burimet:
"Fuori dal coro", Corriere Umbria
www.brigataperladifesadellowio.com


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>