dhj232021
Presidenti Erdogan: Kemi kënaqësinë ta ndajmë vaksinën tonë TURKOVAC, me të gjithë njerëzimin
Duke folur për fillimin e prodhimit serial të TURKOVAC-ut, vaksinës së parë të Turqisë për coronavirusin, presidenti Erdogan ka thënë: "Me prodhimin e vaksinës TURKOVAC, kemi kënaqësinë ta ndajmë vaksinën tonë me të gjithë njerëzimin. I përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës sonë."
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua nëpërmjet videokonferencës një ceremonie që shënon fillimin e prodhimit serial të vaksinës TURKOVAC, në Turqi.
"Ndajmë të gjithë së bashku gëzimin e fillimit të prodhimit serial të TURKOVAC-ut, vaksinës së parë të prodhuar në Turqi. Në emër të vendit dhe kombit tim, përgëzoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës sonë. Është e një rëndësie të madhe që vaksina, e cila është masa paraprake më efektive kundër pandemisë së coronavirusit që ka shpërthyer në të gjithë botën 2 vitet e fundit, tani mund të prodhohet në Turqi. Është edhe më kuptimplotë që kjo vaksinë është zhvilluar plotësisht nga vetë shkencëtarët dhe studiuesit tanë dhe që patenta e saj na përket neve", tha presidenti Erdogan.
"Vaksina TURKOVAC është simbol i përpjekjeve tona për të mbrojtur popullin tonë"
"Vaksina jonë TURKOVAC, e cila ka arritur fazën e prodhimit dhe përdorimit duke marrë miratimet e nevojshme pas një periudhe të gjatë përgatitjesh dhe kërkimesh, është simbol i përpjekjeve tona për të mbrojtur në mënyra më efektive popullin tonë nga pandemia", ka thënë më tej Presidenti Erdogan.
"Ne do të ofrojmë për qytetarët tanë TURKOVAC-un si zgjedhje të tretë së bashku me vaksinat Sinovac dhe BioNTech. E di që disa nga qytetarët tanë, me gjithë rreziqet, prisnin produktin tonë, që të vaksinoheshin. U bëj thirrje këtyre qytetarëve që të caktojnë takimet e tyre sa më shpejt dhe të bëjnë vaksinën TURKOVAC".
Duke nënvizuar qëndrimin bujar të Turqisë për ndarjen e vaksinave dhe barnave, Presidenti Erdogan tha: "Gjatë pandemisë, ne kemi ndarë materialet tona mjekësore, veçanërisht maskat, me 160 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare në të gjithë botën. Gjithashtu, disa nga vaksinat, të cilat i kemi blerë në vende të tjera, po i dërgojmë në vendet mike që kanë nevojë urgjente. Me prodhimin e TURKOVAC-ut, kemi kënaqësinë ta ndajmë vaksinën tonë me mbarë njerëzimin. I përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës sonë. Shpresoj që vaksina jonë TURKOVAC të sjellë rezultate të favorshme për vendin tonë, kombin tonë dhe për mbarë njerëzimin."

Blerina Çizmja
Burimi:
Presidenca e Republikës së Turqisë