News

pri72022

Mutacioni i ri XE. Prof. Andi Koraqi: Është si Omicroni, por Sars-CoV-2 mund të zhvillojë ende mutacione agresive

Sars-CoV-2 ka zhvilluar një tjetër mutacion, atë XE, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë konsiderohet shqetësues pasi ka një transmetueshmëri edhe më të lartë se mutacioni pararendës BA2. Mutacioni XE është një kombinim i BA1 dhe BA2, dy nënvarianteve të Omicronit.

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT thekson se të tre këta nëntipa të Omicronit nuk janë shqetësues, pavarësisht se janë më infektues. "Mutacioni më agresiv ka qenë ai Delta, ndërsa Omicroni dhe nëntipat e tij shfaqin klinikë më të lehtë. Kryesisht kane kollë, temperaturë, dhimbje gryke dhe përveç rrugëve të frymëmarrjes, prekin edhe aparatin gastrointestinal", shprehet profesor Koraqi.
 
Por, pas kaq shumë mutacionesh që ka pësuar, a është dobësuar virusi Sars-CoV-2 në dy vjet?

Asnjëherë nuk mund të themi që një virus është dobësuar. Ai mund të zhvillojë në çdo moment mutacione më agresive. I vetmi mjet mbrojtës është vaksina, e cila na mbron nga fatalitetet, por jo nga infektimi", shprehet prof. Koraqi.

XE, mutacioni më i fundit i Sars-CoV-2 u shfaq në 600 pacientë në Londër dhe është ende një mutacion nën shqyrtim.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>