News

dhj12022

HIV/AIDS: Infektohet një fëmijë 1 vjeç, prindërit rezultuan negativ. ISHP: Diagnostikohen 80 raste të reja gjatë 2022

Një fëmijë 1 vjeç është infektuar me HIV/AIDS gjatë vitit 2022. Ai dyshohet të jetë infektuar nga shërbimet shëndetësore që ka marrë gjatë vitit të parë të jetës, ndërkohë që rasti po hetohet ende, thekson kryetarja e Shoqatës së Personave me HIV/AIDS në Shqipëri znj. Olimbi Hoxhaj.

"Janë dy fëmijë që janë diagnostikuar si raste të reja gjatë këtij viti. Një fëmijë i cili e ka marrë me transmetim vertikal nga nëna te fëmija, por kemi dhe një rast të një fëmije 1 vjeç i cili është infektuar me HIV, por të dy prindërit e tij janë negativ. Dyshimet janë se fëmija është infektuar nga shërbimi shëndetësor", thekson znj. Hoxha.

Pasi është trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive në QSUT, fëmija është transferuar në një shtet fqinj për një trajtim më të specializuar. Deri në muajin tetor të këtij viti janë diagnostikuar 80 raste të reja të prekura nga HIV/AIDS, nga të cilat 19 femra dhe 61 meshkuj dhe po kështu ka pasur 11 humbje jete.

"Vazhdojnë të paraqiten shumë vonë për t'u testuar dhe rrjedhimisht e kapin vonë. Këtë vit kanë humbur jetën 5 persona të cilët u diagnostikuan po gjatë këtij viti", shprehet kryetarja e Shoqatës së Personave të prekur me HIV/AIDS.

Në të gjithë vendin janë 1506 persona të infektuar me HIV/AIDS dhe një pjesë e tyre trajtohen me antiretroviralë. Numri i fëmijëve të prekur është 47, dy prej të cilëve u shtuan gjatë vitit 2022. Por, edhe pse në protokollet e shtatzënisë është përfshirë testi ndaj HIV-it sërish kemi transmetim nga nëna te fëmija.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>