Pediatri

qer282014

Londra publikon koston e trajtimit të femijëve autik

Sa është kostoja e ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes shoqërore e personave me çrregullime të spektrit të autizmit (ASD)?
Për të vënë tabelën e çmimeve ka menduar London School of Economics and Politicas Science në një studim të botuar në Jama Pediatrics dhe koordinuar nga Ariane Buescher, e cila tregon se kujdesi afatgjatë për këtë sindromë është rreth dy milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit që shfaqet në mënyrë tipike në tre vitet e para të jetës, dhe konsiderohet si një çrregullim neurologjik që prek funksionin e trurit. Autizmi është katër herë më prevalent në djemtë sesa tek vajzat dhe nuk ka kufij racorë, kohorë etnikë apo socialë. Triada që e karakterizon ASD prek ndrveprimin social, komunikimin social, si dhe mendimin fleksibël, imagjinatën. Çrregullim mund të shoqërohet me dëmtime të rëndësishme funksionale dhe si rezultat në kosto të lartë financiare për familjet, edhe pse barra aktuale ekonomike mbeten ende për të kuptuar. Kështu, autorët kryen një rishikim sistematik të studimeve britanike dhe amerikane të kryera 2013 në pacientët me ASD dhe familjet e tyre, duke gjetur se shërbimi social për çdo pacient me sëmundje dhe paaftësi intelektuale kushton rreth 2,4 milionë dollarë në SHBA e barabartë me 2.200.000 $ në Britani.
"Pikat më të rëndësishme të shpenzimeve janë shërbimet specifik të edukimit dhe humbja e produktivitetit të prindërve gjatë vitëve të para të jetës së fëmijës dhe gjatë adoleshencës së tyre, dhe në moshën e rritur kostot më të larta janë të lidhura me kujdesin në shtëpi," përfundon Buescher. Dhe në një editorial Paul Shattuck dhe Anne Roux të Universitetit Drexel në Filadelfia, komentoi: "Diagnoza e autizmit i bën të sëmurët pjesë të përjetshme të shërbimeve shëndetësore, por për familjet ajo mund të thotë detyrime financiare të pa përballueshme, sidomos në moshën e rritur të të sëmurëve kur ndihma sociale zvogëlohet. Prandaj është një nevojë urgjente për të kuptuar më mirë dhe koston dhe efektivitetin e ndërhyrjeve të kujdesit në mënyrë që të bëhet një shfrytëzim më i drejtë dhe efikas i burimeve që disponojmë."


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>