Pediatri

kor42014

Anestezia gjenerale dëmton fëmijët nënpeshë

Anestezia gjenerale e tejzgjatur si në rastet e kirurgjisë për malformime kongenitale apo enterokolit  duket se rrit rriskun për vdekje apo defiçit neurologjikë në të porsalindurit me peshë shumë të ulët trupore. 
Këtë na e konfirmon Frank Morriss, studiues i Universitetit Iowa dhe bashkëautorë i artikullit të publikuar në JAMA Pediatrics: "Sipas disa studimeve të kryera në kafshë anestezia e përgjithshme rrit riskun për të patur dëmtime neurologjike dhe kjo ka ngjallur shqetësime në lidhje me ekspozimin e foshnjave," shpjegon autori, duke specifikuar se doza neurotoksike në kafshë është analoge me ato të përdorura në klinikë. "Por, të dhënat mbi këtë temë kanë mospërputhje" rinis Morriss. Një studim i bërë në fëmijët me peshë lindjeje më të ulët se 1000 gr të lindur midis 1985-1988 gjeti një shoqërim midis kirurgjisë të kryer me anestezi gjenerale dhe shfaqjes së aftësisë së kufizuar të moderuar ose të rëndë brenda 5 viteve të para të jetës së fëmijës. Ndërsa nga një studim i kryer në periudhën 2001-2004 në foshnjat që peshonin më pak se 1250 gram nuk dha efekte neuro-zhvillimi (NDI) deri në dy vjeç, edhe pse foshnjat e operuar nën anestezi të përgjithshme kishte një volum të ulët të masës së trurit dhe një frekuencë më të lartë të lezioneve të lëndës së bardhë. Për të sqaruar këtë argumet, studiuesit kryen një analizë retrospektive të 12111 foshnjeve të regjistruar nga1988 në 2009 të Eunice Kennedy Shriver National Institute of Child Health and Human Development Neonatal Research Network (NRN) Generic Database, shqyrtoi lidhjen mes peshës shumë të ulët në lindje, kirurgjisë nën anestezi të përgjithshme dhe rrezikut për vdekje ose dëmtimeve neurologjike. " Në përfundim vihet re një rritje mbi 50% e rrezikut për vdekje ose NDI në femijët e moshës 18-22 muaj edhe pse mungojnë të dhënat mbi përdorimin e barnave të tjerë që mund të kenë shaktuar këtë dëmtim." përfundon Morriss. Dhe në një editorial Robert Williams i Universitetit të Vermont shkruan: "Pa këtë informacion, konkluzionet e studimit mbeten spekulative: në mungesë të provave definitive të neurotoksicitetit, as ndërhyrja kirurgjikale as anestezia e përgjithshme nuk duhet të refuzohen për foshnjet nën peshë nëse është e domosdoshme kryerja e tyre ".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>