Pediatri

jan172015

Profesioni i prindërve ndikon në shëndetin e fëmijës

Një studim i fundit tregon se disa profesione të nënës por edhe të babait, ndikojnë tek shëndeti i fëmijës.
Studimi i "Centres for Disease Control and Prevention" në Atlanta tregon se gratë shtatzëna që ekspozohen ndaj tretësve apo produkteve kimike gjatë shtatzënisë kanë më shumë rrezik të lindin fëmijë me keqformime kardiake.
Në këtë studim thuhet se profesionet e parukiereve, estetistëve apo punëtorëve të uzinave, pra ato që ekspozohen më shumë ndaj produkteve kimike janë ato më të rrezikuarat.
Në 5000 femra të studiuara, rreziku për keqformime në zemër ishte dy herë më i madh tek ato që ishin në kontakt me të tilla produkte. 12 javët e para të shtatzënisë ishin më problematiket. Përbërësit më të rrezikshëm gjenden tek pikturat, manikyri, ngjitëset dhe ngjyrat.
Por në fakt, nuk është vetëm profesioni i mamave që ndikon tek shëndeti i fëmijës që do të vijë në jetë.
Sipas studimit, rreziku për keqformime në zemër tek fëmijët shtohet nëse babai i tyre është fotograf, kopshtar apo punon në ndonjë industri gazi. Megjithatë ky rrezik është goxha më i ulët.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>