maj92015
Obeziteti Infantil: trajtimet kryesore
Tek fëmijët, familjarët dhe pediatrët e të cilëve kanë marrë pjesë në një program ndërhyrjeje mbi obezitetin i cili përfshinte një mbështetje informatike ndaj vendimeve klinike për mjekët dhe edukimin mbi stilin e jetës për familjet, kanë përjetuar një përmirësim të ndjeshëm të treguesit të masës trupore, kjo sipas një studimi të publikuar tek "JAMA PEDIATRICS". "Deri më tani ndërhyrjet për të përmirësuar masën trupore tek fëmijët nuk kanë qënë veçanërisht efikase si trajtime-, shprehet Elsie Taveras i "Massachusetts General Hospital for Children" në Boston, bashkautore e artikullit, e cila bashkë me kolegët, kanë zhvilluar një studim klinik me tre faza mbi 549 fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjeç me një tregues të masës trupore prej të paktën 95mo ose më të lartë të cilët janë ndjekur nga 14 pediatrë midis periudhës tetor 2011 dhe qershor 2012. Pesë pediatrë për 194 fëmijë kanë marë mbeshtetje për vendimet klinike lidhur me kartelën klinike ekzistuese e cila në funksion të masës trupore jepte një grafik rritjeje, udhezues dhe programe për trajtimin e peshës. Familjarët e po këtyre fëmijëve, kanë marrë këshilla për një stil jetese familjare sa më të shëndetshme duke bërë vizita vëzhguese të shpeshta tëcilat përqëndroheshin te ndryshimi i sjelljeve si, koha e kaluar para televizorit, konsumi i pijeve me sheqer, ushtrimi fizik dhe pushimi gjatë darkës. Në 171 fëmijë të tjerë të ndjekur nga 5 pediatrë të tjerë, ndërhyrja nënkuptonte këshillim mbi vendimet klinike të marra nga mjekët dhe ndihma e një përsoni të quajtur "Trajner Shëndeti" i cili ndihmonte familjet ndërmjet telefonit, SMS, dhe e-mail. 4 mjekët e mbetur me 184 pacientët e tyre kanë ndjekur mjekimet e zakonshme pa mbështetjen e trajnerëve ose pa këshilla për vendimet klinike. Rezultatet flasin qartë: në krahasim me pjesmarrësit që kanë marrë mjekime tradicionale, mjekët dhe fëmijët që kanë marrë ndihmën e trajnerëve kanë patur rrezultate më të mira në masën trupore. Tek ata të cilët nuk e kanë ndjekur nuk kanë patur përmirësime. "Kemi ndërtuar një ndërhyrje të përshtatshme për fëmijët, familjarët dhe pediatrët e familjes e cila është në gjëndje që të ndihmojë në luftën kundër obezitetit te fëmijët-, përfundon Taveras.
JAMA Pediatr. 2015 Apr 20. doi: 10.1001/jamapediatrics.2015.0182