Pediatri

maj142015

Ushqimi i pa kontrolluar është i shpeshtë tek fëmijët me Adhd

Fëmijët me (Adhd) njohur ndryshe edhe si shqetësimi nga mungesa e vëmendjes dhe iperaktiviteti, kanë mundësi më të mëdha për të patur një ç'rregullim ushqimor, i ngjashëm me të ushqyerit e pa kontrolluar e cila është diagnostikuar edhe tek të rriturit dhe quhet ndryshe edhe (LOC-ES) (Loss Of Control Eating Syndrome), kjo sipas një studimi të publikuar tek "International Journal of Eating Disorders" i cili hipotizon një mekanizëm biologjik i cili lidh këto dy shqetësime dhe zhvillimin e mundshëm të një trajtimi që të funksionojë për të dy rastet, si për të rriturit edhe për fëmijët. "Edhe pse shumë fëmijë me Adhd humbasin peshë kur trajtohen me barna stimuluese për të kontrolluar simptomat, ADHD është lidhur edhe me mbipeshën dhe obezitetin-, shpjegon Shauna Reinblatt, professor i asociuar pediatrie tek "Johns Hopkins University School of Medicine" në Baltimorë, duke shtuar më tej se, shkaqet e rritjes në peshë ishin të panjohura deri më tani, dyshohej një lidhje midis impulsivitetit në të ngrënë, shenjë kjo dalluese e ADHD dhe humbja e kontrollit në oreks dhe në ushqim. Për të studiuar këtë lidhje Reinblatt dhe kolegët e tij kanë zgjedhur 79 fëmijë midis moshave 8 dhe 14 vjeç të cilët jetonin në zonën metropolitane në Baltimorë me qëllim për të zbuluar lidhjet  e mundshme midis ADHD dhe LOC-ES, kriteret diagnistikuese të të cilave janë të ngjashme me ato të "Binge Eating Disorder" tek të rriturit. "Në të dyja rastet vëzhgohet një shfaqje e një paaftësie për të kontrolluar sasinë e ushqimit që konsumohet-, shpjegon kërkuesja, duke theksuar se të gjithë pjesmarrësit i janë nënshtruar testeve neuropsikologjike për të matur aftësitë për të kontrolluar impulse e tyre. Në njërin prej këtyre testeve fëmijët i ftonin që të shtypnin një buton sa herë një anije e vogël jeshile dilte në ekranin e një kompjuteri dhe të mos e shtypnin nëse dilte një e kuqe. Fëmijët me numrin më të lartë të përgjigjeve të gabuara konsideroheshin ata me defiçit më të lartë për kontrollin e impulsive. Në fund të këtij studimi këkruesit kanë zbuluar se mundësitë për të patur një LOC-ES ishin 12 herë më të larta tek fëmijët me ADHD, ndërkohë fëmijët mbipeshë me LOC-ES kishin mundësi 7 herë më të larta që të kishin edhe ADHD në krahasim me fëmijët mbipeshë ose obezë te cilët nuk kanë LOC-ES. Rezultatet tona theksojnë nevojën për të zhvilluar strategji të reja për trajtimin e fëmijëve që kanë si ADHD dhe LOC-ES-, përfundojnë autorët.

Int J Eat Disord 2015. doi: 10.1002/eat.22404


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>