Pediatri

kor162015

Në të sapolindurit qelbi në urinë sinjal për infeksion në rrugët urinare

Edicioni vitit 2011 i udhëzimeve të "American Academy of Pediatrics" mbi infeksionet e rrugëve urinare sugjeron se diagnoza e infeksioneve të rrugëve urinare te foshnjat duhet të përfshijë gjithashtu një analizë të urinës patologjike veç urinokulturës pozitive", shkruan Alan Schroeder nga depratamenti i pediatrisë në qendrën mjekësore "Santa Clara Valley Medical Center" (Kaliforni), si dhe bashkautor i artikullit duke shpjeguar se udhëzime të tilla nuk përfshijnë fëmijët me më pak se dy muaj moshë tek të cilët një infeksion i rrugëve urinare zakonisht diagnostikohet në prani të analizave negative të urinës dhe të një urinokulture pozitive.
Për të thelluar efiçencën diagnostikuese të analizave të urinës autorët kanë ekzaminuar rezultatet bashkë me ato të urinokulturës ne 276 fëmijë në moshë më të ulët se 3 muaj me infeksion të rrugëve urinare bakteriemike të cilët janë trajtuar në 11 qëndra spitalore pediatrike. "Infeksioni me të njëjtin mikrorganizëm të gjakut dhe të urinës, e bën një kontaminim ose një bakteriourinë asimptomatike jashtëzakonisht të vështirë për të ndodhur, duke minimizuar mundësitë që urinokultura positive të jetë një rrezultat pozitiv jo i vërtet-, shpjegojnë autorët. Kampioni final përfshinte 245 fëmijë me infeksion të rrugëve urinare bakteriemike dhe 115 fëmijë me analizë urine negative, nivelin e qelbit, e cila përcaktohet nga prania e më shumë se tre qelizave të bardha për fushë mikroskopike e cila ishte në masën 96%. Tek foshnjet me urinokulturë negative specifikimi i esterazës së leukociteve dhe të qelbit ishte respektivisht në masën 93.9% dhe 91.3%. "Autorët kanë krahasuar nivelin e bakteriemisë asimptomatike tek të sapolindurit duke llogaritur  se prania e bakteriourisë asimptomatike mund të shpjegojë nivelin e ulët të ndjeshmërisë së qelbit në urinë në krahasim me urinokulturën-, shpjegon në një artikull komentues Kenneth Roberts i "University of North Carolina School of Medicine" në Chapel Hill, duke theksuar se për këtë qëllim kërkuesit kanë seleksionuar një grup foshnjesh me infeksion real të rrugëve urinare, e cila tregohet nga prania e të njëjtit mikroorganizëm në urinë dhe në gjak. "Tek këto subjekte ndjeshmëria e qelbit të urinës ishte në masën 96% duke konfirmuar kështu nevojën diagnostikuese të analizave të urinës-, përfundon Roberts.
Pediatrics. 2015; 135(6):965-71. doi: 10.1542/peds.2015-0012
Pediatrics. 2015; 135(6):1126-7. doi: 10.1542/peds.2015-0884


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>