Pediatri

kor222015

Në momentin e diagnostikimit rritet ketoacidoza diabetike

Mes meshkujve që jetojnë në Kolorado, rastet e ndërlikimeve të rrezikshme për jetën si ketoacidoza në momentin e diagnozës së diabetit të tipit 1 është rritur në masën 55 % ndërmjet viteve 1998-2012. Autorët e një studimi të publikuar në "JAMA" arritën në përfundimin se te një numër gjithmonë e në rritje të rinjsh mund të verifikohen vonesa në diagnozën dhe në trajtimin e sëmundjes. "Ketoacidoza diabetike (DKA) e cila është e pranishme në diagnozën e diabetit të tipit 1 ka efekte negative afatgjata dhe mund të reflektohet një vonesë në aksesin e mjekimeve shëndetësore ose një cilësi më e dobët e tyre e cila shkaktohet nga pabarazia e të ardhurave.-, thotë Arleta Rewers e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Kolorado-s si dhe autorja kryesore e artikullit në të cilin kërkuesit kanë analizuar vazhdimësinë e ketoacidozës diabetike dhe diagnozës së diabetit të tipit 1 mes viteve 1998 dhe vitit 2012. Sipas llogarive autorët kanë zbuluar se ketoacidoza ishte e pranishme në 1.339 nga 3.439 pjesmarrës në studim ose në 39% të rasteve. Mosha mesatare ishte 9.4 vjeç dhe 54% e tyre ishin meshkuj dhe 76% ishin kaukazianë. "Ajo që bën më tepër përshtypje është nbumri i pacientëve me ketoacidozë diabetike i cili ishte rritur ndjeshëm mbas vitit 2007: 30% në vitin 1998, 35% në vitin 2007 dhe 46% në vitin 2012-, vazhdon më tej Rewers duke zbuluar se karakteristika e vetme e cila kishte ndryshuar me kalimin e kohës ishte ishin sigurimet shëndetësore, me mbulimin publik i cili ishte rritur nga 17,1% ne 37,5% mes vitit 2007 dhe 2012. Autorët theksojnë se rastet me ketoacidozë diabetike të vënë re në studim është koherente me atë që haset në shtetet me akses të ulët ndaj strukturave shëndetësore ose cilësi të dobët të mjekimeve dhe është shumë më e lartë se përqindjet e sinjalizuara në Kanada ose në Mbretërinë e Bashkuar. "Disa nga faktorët e lidhur me ketoacidozën në momentin e diagnostikimit janë të ndryshueshme si përshembull, njohja e simptomave diabetike nga ana e prindërve të pacientit-, thonë autorët duke përfunduar se, në të kundërt, faktorët ekonomikë janë më të vështirë për tu modifikuar dhe se rritja e rasteve me ketoacidozë rritet përkohësisht edhe me rritjen e varfërisë foshnjore në Kolorado e cila ka kaluar nga 10% në 18% nga viti 2000 dhe 2012.
JAMA. 2015 Apr 21;313(15):1570-2. doi: 10.1001/jama.2015.1414

 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>