Pediatri

dhj92015

Cefalea pediatrike, si ta njohim dhe ta kurojmë në kohë

Një nga sesionet më interesante të Kongresit të 34-t kombëtar të antibiotiko-terapisë në moshë pediatrike të sapo përfunduar në Milano, ishte administrimi dhe trajtimi i dhembjes së kokës të paktën një herë në javë dhe që në 6% të rasteve cefalea është e pranishme shumë herë në javë ose çdo ditë. "Është e rëndësishme të njihen llojet e ndryshme të dhembjes së kokës për të kërkuar me shpejtësi shkaqet e mundshme dhe të ndërhyhet me terapitë adekuate", pohon Piero Pavone nga Njësia Operative e Pediatrisë dhe emergjencave pediatrike në "Università degli Studi" në Katania.
Dallimi i parë është ndërmjet cefaleas primare dhe sekondare, të parat për nga predispozita gjenetike dhe të tjerat si shkak i sëmundjeve të ndryshme. Cefaleat primare përbëjnë pjesën më të madhe të dhembjeve të kokës pediatrike dhe dallojnë nga migrena me ose pa aura, cefalea nga presioni i gjakut dhe rrallë herë dhembjet e kokës "cluster". Migrena e lidhur në mënyrë tipike me predispozitat gjenetike është cefalea primare me e shpeshtë te fëmijët deri në adoleshencë dhe shfaqet me simptoma si foto-fobia dhe fono-fobia, disa herë me të përziera, të vjella, dhembje barku dhe zbehje në fytyrë.
Në migrenën me aura, më e rrallë krahasuar me të parën, dhembja e kokës është e paraprirë ose e shoqëruar me shqetësime në shikim, paresthezi, afazi dhe reduktim të ndjeshmërisë në një gjymtyrë ose në gjysmën e trupit. Cefalea e shkaktuar nga presioni i gjakut godet kryesisht adoleshentët me dhembje bilaterale dhe shtrënguese apo shtypëse, të lidhura veçanërisht me fono-fobinë, foto-fobinë dhe me të përzierat. Dhembja e kokës cluster, e rrallë në moshë pediatrike, shfaqet me dhembje të fortë me kohëzgjatje rreth 30 minuta, në ngarkim të zonës orbitale. Më pas janë cefaleat sekondare, shkak i sëmundjeve të ndryshme dhe të rasteve të ndryshme të rënda: rinosinuzit, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, meningo-encefalit ose tumore cerebrale të rralla në moshë pediatrike. Profilaksia mund të jetë farmakologjike dhe jo: higjiena e gjumit, dieta dhe sporti ndihmojnë në parandalim dhe terapitë psikologjike mbështesin trajtimin me barna. Në përgjithësi, rezonanca magnetike cerebrale, elektroencefalograma, hetimet oftalmologjike, janë analiza të dobishme për të zbuluar në mënyrë të menjëhershme patologjitë e mundshme bazuar në dhembjen e kokës, duke kontribuar në lehtësimin e ankthit te prindërit.

34° Congresso nazionale di antibioticoterapia in età pediatricahttps://www.eiseverywhere.com/ehome/117537

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>