Pediatri

qer12017

Nivele të larta të acidit folik në shtatzëni mund të reduktojnë mundësitë për hipertension te fëmija

Një studim i publikuar në American Journal of Hypertension tregon se fëmijët e lindur nga nëna me faktorë risku kardiometabolik kishin më pak mundësi për të zhvilluar hipertension, nëse nënat gjatë shtatzënisë kishin nivele të larta folatesh. "Kërkime të mëparshme kanë treguar se faktorë risku kardiometabolik maternalë gjatë shtatzënisë si çrregullimet hipertensive, diabeti dhe obeziteti, lidhen me një incidencë më të madhe për hipertension te pasardhësi", pohon Xiaobin Wang nga Johns Hopkins University Bloomberg School of Public Health në Baltimora, i cili bashkë me kolegët ndoqi 1.290 çifte nëna-fëmijë nga momenti i lindjes deri në moshën 9 vjeç mes viteve 2003-2014.

38.2% e nënave kishin një ose më shumë faktorë risku kardiometabolik, 14.6% kishin çrregullime hipertensive, 11.1% kishin diabet dhe 25.1% obezitet para shtatzënisë. Po ashtu 28.7% e fëmijëve të lindur nga pjesëmarrëset në studim kishin zhvilluar hipertension sistolik mes moshës 3 dhe 9 vjeç.
"Fëmijët hipertensivë kishin mundësi më të mëdha për të pasur nëna obeze, me hipertenison dhe diabetike", shkruajnë kërkuesit, të cilët zbuluan se nivele të larta të acidit folik maternal mund të ndihmojnë në kundërshtimin e faktorëve të riskut kardiometabolik maternal sa i takon presionit arterial sistolik të pasardhësit, edhe pse vetëm nivelet e acidit folik nuk janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me variacionet e presionit të gjakut të fëmijëve. Megjithatë të lindurit nga nëna me faktorë risku kardiometabolik që kishin nivele të acidit folik mbi mesataren, kishin 40% më pak mundësi për të pasur hipertension sistolik në fëmijëri. "Këto rezultate mbështesin hipotezën se vlerësimi i riskut të hershëm para ngjizjes dhe gjatë shtatzënisë mund të çojë në mënyra të reja për të parandaluar hipertensionin dhe pasojat e tij gjatë jetës", përfundon Wang.

 

Am J Hypertens 2017. Doi: 10.1093/ajh/hpx003 https://academic.oup.com/ajh/article/doi/10.1093/ajh/hpx003/2982833/Association-of-Maternal-Plasma-Folate-and


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>