Pediatri

kor282017

Antidepresivë gjatë shtatzënisë dhe aftësia e kufizuar intelektuale e fëmijëve nuk kanë lidhje mes tyre

tags: Barna

Nuk ka asnjë lidhje domethënëse midis aftësisë së kufizuar intelektuale të fëmijëve dhe përdorimit të anti-depresivëve gjatë shtatzënisë, siç dëshmon një studim i publikuar në JAMA Psychiatry. Aftësia e kufizuar intelektuale i atribuohet shpesh faktorëve gjenetikë dhe ambientalë mes të cilëve faktorët e trashëgueshëm, faktorët që ndikojnë zhvillimin e fetusit apo agjentët toksikë. "Barnat e përdorura ndonjëherë gjatë shtatzënisë, duke përfshirë disa barna antiepileptikë dhe stabilizues të humorit janë asociuar me zhvillimin e dobët konjitiv dhe me koeficientin intelektual (IQ) më të ulët te fëmijët e ekspozuar", shpjegon Alexander Viktorin nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai në New York, autori kryesor i studimit. Për të thelluar impaktin e përdorimit të antidepresivëve gjatë shtatzënisë për aftësinë e kufizuar intelektuale të diagnostikuar te pasardhësit, kërkuesit kanë kryer një studim grupi të bazuar në popullsi dhe kanë përfshirë 179.007 fëmijë të lindur mes 1 janarit 2006 dhe 31 dhjetorit 2007 duke u bazuar në të dhënat e regjistrave kombëtarë suedeze.

Rezultatet kanë treguar se aftësia e kufizuar intelektuale është diagnostikuar në 37 fëmijë (0.9%) të ekspozuar ndaj antidepresivëve në krahasim me 819 (0.5%) që nuk ishin ekspozuar. Edhe nëse kishte një vlerësim më të lartë të riskut që lidhej me aftësinë e kufizuar intelektuale, pasi ishin marrë në konsideratë faktorët ngatërrues si mosha e prindërve dhe historia psikiatrike, nga ana statistikore risku nuk ishte më domethënës. "Mesazhi i studimit tonë për mjekët është se edhe nëse ekziston një lidhje midis përdorimit të antidepresivëve në shtatzëni dhe të aftësisë së kufizuar intelektuale te fëmijët, në veçanti për inhibitorët selektivë të ripërthithjes së serotoninës, ka gjasa që kjo të mos jetë shkaktuar nga vetë bari, por nga karakteristika të tjera të prindërve ndër të cilat histori të çrregullimeve psikiatrike, mosha më e avancuar e nënave apo baballarëve dhe çrregullimet psikiatrike të nënës para shtatzënisë, për të cilat tashmë dimë se aftësia e kufizuar intelektuale mund të jetë e lidhur me këta faktorë", nënvizojnë autorët. Kërkuesit vënë re kufizime të ndryshme të studimit ndër të cilat përdorimi i të dhënave rreth barnave të përshkruara dhe jo i atyre të marra në mënyrë efektive dhe mungesa e të dhënave mbi diagnozën e aftësisë së kufizuar intelektuale e kryer në asistencën primare si dhe faktorë të tjerë ngatërrues si diabeti i pakontrolluar apo agjentë toksikë ose infektivë.


Jama Psychiatry. 2017. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2017.1727 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28700807

 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>