Pediatri

tet302017

Vetë-lëndimi dixhital, një problem emergjent tek adoleshentët

Vetë-lëndimi dixhital tek adoleshentët është shtuar në mënyrë domethënëse dekadën e fundit dhe konfirmon se shumë të rinj përjetojnë vuajtje të thella psikologjike. Justin Parchin nga Universiteti i Wisconsin-Eau Claire dhe autor i parë i një studimi të publikuar në "Journal of Adolescent Health" thotë se "pavarësisht se shtimi i bullizmit kibernetik është gjithmonë e më shpesh objekt i vëmendjes së mediave dhe i shkollave, shumë pak studime kanë eksploruar vetë-lëndimin dixhital, pra dërgimin anonim online ose shpërndarjen e imazheve në të cilat të rinjtë i bëjnë keq vetes me dashje duke u prerë me mjete të mprehta, gërshërë, thika etj". Kërkuesit kujtojnë se këto gjeste nuk shprehin tentativë për vetëvrasje, por shkarkojnë vuajtjet e brendshme që adoleshentët nuk arrijnë t'i kontrollojnë ndryshe. Lidhja me bullizmin kibernetik është e ngushtë: më shumë se gjysma e të rinjve që janë objekt i bullizmit dixhital kanë sjellje të tilla vetë-lënduese.
"Studimi analizon sjelljet vetë-lënduese në një grup, përfaqësues të të gjithë popullsisë kombëtare prej 5.593 të rinjsh, mes moshave 12 dhe 17 vjeç që frekuentojnë shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme", përgjigjet autori. 
Të dhënat e grumbulluara tregojnë se 6% e studentëve publikojnë në mënyrë anonime imazhe vetë-lënduese me një përqindje më të madhe mes meshkujve, 7.1% në krahasim me femrat 5.3%. Janë identifikuar faktorë të ndryshëm që lidhen statistikisht me vetë-lëndimin dixhital ndër të cilat orientimi seksual, bullizmi shkollor dhe bullizmi kibernetik, përdorimi i drogave dhe i simptomave depresive. "Këto rezultate tregojnë se shifrat e personave që vuajnë në adoleshencë po rriten", shton Parchin duke shpjeguar se shpesh mësuesit dhe prindërit nuk i vënë re prerjet e fshehura nën mëngë, të cilat janë fryt i një shqetësimi të thellë të brendshëm. "Vetë-lëndimi dixhital është një problem emergjent që kërkon vëmendje shkencore. Nevojiten studime që të fokusohen te ashpërsia e fenomenit dhe që të kontribuojnë në zhvillimin e programeve mbështetëse dhe trajtimeve në gjendje që t'i mundësojnë fëmijëve në vështirësi, të gjithë ndihmën e nevojshme para se të vendosin që të dëmtojnë veten" përfundojnë autorët.


J Adol Health 2017. Doi: 10.1016/j.jadohealth.2017.06.012
http://www.jahonline.org/article/S1054-139X(17)30313-0/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>