Pediatri

maj142018

Ekzema te fëmijët. A janë të efektshëm emolientët e përdorur si shtesa gjatë banjës?

Produktet shtesë që përdoren gjatë banjës te bebet, me qëllim zbutjen e lëkurës, nuk kanë asnjë efekt të dukshëm nëse përdoren si shtesa mbi trajtimin normal të ekzemës.

"Këto produkte këshillohen shumë në Britaninë e Madhe dhe kanë një kosto më shumë se 23 milionë sterlina në vit për shërbimin shëndetësor kombëtar", shpjegon autorja kryesore e studimit, Miriam Santer (Universiteti i Southamptonit). Zbutësit (emolientët) janë baza e trajtimit të ekzemës, krijojnë një barrierë në lëkurë, reduktojnë humbjen e lagështisë dhe mbrojnë nga irritimet.

Ekzistojnë tri metoda të aplikimit të zbutësve: vendosja në kontakt me lëkurën ("leave-on"), përdorimi si zëvendësues të sapunit dhe së fundi, si shtesa gjatë banjave. Ndonëse provat mbështesin përdorimin e zbutësve në formën e parë (leave-on) dhe ekziston një konsesus klinik sa u përket zëvendësuesve të sapunit, ka të dhëna të kufizuara për përfitimet që sjellin zbutësit në formën e shtesave në banjë dhe për këtë arsye, hulumtuesit janë përpjekur të përcaktojnë efikasitetin e tyre klinik dhe ekonomik. Studimi përfshinte 482 fëmijë (244 meshkuj dhe 238 femra) të grupmoshës 1-11 vjeç, të diagnostikuar me ekzemë dhe që vinin nga 96 ambulanca në Angli dhe në Uells, shumica me sëmundje në gradë të moderuar.

Fëmijët ishin të ndarë në dy grupe dhe për një vit, fëmijëve të grupit të ndërhyrjes iu përshkruan një nga tre shtesa për banjë, ndërsa grupit të kontrollit iu kërkua të mos përdornin të tilla. Të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të vazhdonin të gjitha trajtimet e tjera të ekzemës, si zakonisht.

Niveli i kontrollit të ekzemës matet çdo javë për 16 të tilla duke përdorur indeksin POEM (Patient-Oriented Eczema Measure). Studiuesit nuk vërejtën asnjë dallim statistikisht të rëndësishëm në rezultatet javore POEM midis dy grupeve në periudhën prej 16 javësh (nënkupton rezultatin mesatar 7.5 në grupin me shtesa për banjë dhe 8.4 në grupin pa shtesa për banjë).

Dallime të mëdha në mes të dy grupeve janë vënë re për matje të mëtejshme, duke përfshirë rëndesën e ekzemës në një vit, numrin e riaktivizimeve të sëmundjes, cilësinë e jetës, raportin kosto-efektivitet dhe efektet anësore.

"Është e rëndësishme të theksohet se në saje të studimit është mbushur një boshllëk i rëndësishëm në të dhënat që lidhen me këto shtesa", thotë Carsten Flohr (Guy & St Thomas 'NHS Foundation Trust), në një editorial shoqërues.

 

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k1332
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29724749

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k1791
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29724863


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>