Pediatri

qer52018

Sëmundja renale kronike dëmton IQ-në te fëmijët dhe adoleshentët

Fëmijët me sëmundje kronike të veshkave, mund të kenë mangësi në sferën konjitive, në raport me popullatën e përgjithshme sa iu përket aftësive në shkollë, funksionit ekzekutiv, si dhe kujtesës vizuale dhe verbale. Këto janë përfundimet e një studimi që tregon se sëmundja kronike e veshkave në fëmijëri dhe adoleshencë ndikon jo vetëm në gjendjen fizike të pacientëve, por edhe në funksionin e tyre neurokonjitiv, në rendimentin shkollor dhe në shëndetin mendor, me pasoja të mundshme afatgjata. Për të arritur përfundimet e tyre, Kerry Chen, nga Qendra Kërkimore për Veshkat në Universitetin e Sidneit, Australi dhe kolegë të tij, shqyrtuan studimet mbi këtë temë, duke përzgjedhur 34 prej tyre, të zhvilluara mbi 3.000 fëmijë dhe adoleshentë me pamjaftueshmëri kronike të veshkave.

"Nga rezultatet tona del se, krahasuar me popullsinë në përgjithësi, mesataret në IQ-në e pacientëve me sëmundje renale kronike ishin më të ulëta se 10.5 pikë në të gjitha fazat e sëmundjes, me 9,39 pikë në subjektet me pamjaftueshmëri renale të lehtë në të moderuar, me 11,2 në atë që i është nënshtruar transplantit renal e deri në 16.2 pikë në individët që bënin dializë", shpjegojnë autorët, duke shtuar se në krahasim të drejtpërdrejtë bërë mes fëmijëve me pamjaftueshmëri renale të lehtë në të moderuar dhe në ata të transplantuar, u arritën rezultate më të larta IQ, respektivisht prej 11,2 dhe 10,1, krahasuar me fëmijët në dializë.

"Pacientët me sëmundje renale kronike kanë rezultate më të ulëta krahasuar me popullsinë e përgjithshme në funksionin ekzekutiv dhe në fushën e kujtesës, përveçse në testet e matematikës, letërsisë dhe ortografisë.

"Në fushën e praktikës klinike, ky studim jep informacione të çmuara në fushën konjitive, duke treguar se fëmijët me sëmundje renale kronike, shpesh në dializë, mund të kenë nevojë për orientim, praktikë dhe asistencë", përfundon Chen-i. Në një editorial, Lori Hartwell, presidente e Rrjetit për Suportin Renal e nefropatik nga mosha 2-vjeçare, shkruan: "Nuk është i habitshëm fakti që fëmijët dhe adoleshentët që i nënshtrohen dializës janë shumë në rrezik për deficit konjitiv, duke qenë se studimet e zhvilluara deri më tani tregojnë një rënie të funksionit konjitiv, në veçanti me modifikimet e homeostazës së lëngjeve të trupit, që kanë lidhje me hemodializën".

 

Clin J Am Soc Nephrol. 2018. doi: 10.2215/CJN.09650917
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29472306

Clin J Am Soc Nephrol. 2018. doi: 10.2215/CJN.00990118
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29472304


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>