Pediatri

qer142018

Virusi i gripit nuk rëndon astmën, por rrezikon efikasitetin e trajtimit

Patogjenet respiratore nuk e rëndojnë ashpërsinë e episodeve akute astmatike, por përbëjnë një rrezik në rritje për mungesë efektiviteti të trajtimit, sidomos në rastet me prani të virusit respirator sincitik (RSV), gripit dhe paragripit. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar në "Pediatrics", me autore kryesore Joanna Merckx (Universiteti McGill në Montreal), e cila këmbëngul ndër të tjera për rëndësinë e parandalimit të gripit te fëmijët astmatikë.

"Edhe pse dihet se viruset janë shkaktaret kryesore të acarimit të astmës te fëmijët, mungojnë studime cilësore dhe të fuqishme, që të ofrojnë dëshmi bindëse mbi rolin e secilit patogjen në aspektin e prognozës", shkruajnë studiuesit, të cilët, për t'u thelluar në këtë argument, kanë kryer një analizë dytësore të rezultateve të studimit "Faktorët përcaktues të përgjigjes ndaj kortikosteroideve orale, te të rinjtë me astmë gulçuese. Hyrje", një studim perspektiv kohorte në të cilin kanë marrë pjesë rreth një mijë fëmijë e të rinj 1-17 vjeç, të cilët janë paraqitur në urgjencë me shpërthime të moderuara/të rënda të astmës.

"Kemi vërtetuar se ekziston një lidhje mes patogjeneve, ashpërsisë së acarimit dhe efikasitetit të trajtimit, duke matur nevojën për hospitalizim, kohëzgjatjen e qëndrimit në dhomën e urgjencës (PS)> 8 orë ose shfaqjen e një përkeqësimi", vazhdon autorja, duke shpjeguar se, në 958 pjesëmarrës, 61.7% kanë rezultuar pozitivë për ≥1 patogjen (rinovirusi, ka qenë më i zakonshmi) dhe në 16.9% të rasteve, trajtimi i acarimit akut ishte i paefektshëm, veçanërisht në prani të virusit respirator sincitik (8.8%), virusit të gripit (24.9%) dhe të paragripit (34.1%).

"Është interesante të vihet në dukje se mes fëmijëve që paraqiten në urgjencë me një ashpërsim astmatik të shkallës së moderuar/të rëndë, asnjë agjent patogjen, përfshi më të përhapurin, që është rinovirusi C, nuk ka rezultuar i lidhur me rëndesën e episodit akut, ama ka qenë i lidhur me një rrezik më të madh për joefikasitet të trajtimit", nënvizojnë kërkuesit.

Merckx-u përfundon: "Nga këto rezultate, del se roli qendror i ndërhyrjeve për parandalimin e RSV-së dhe për imunizimin nga gripi është rëndësia e identifikimit të shpejtë në urgjencë të agjentëve të mundshëm patogjenë, bëhet me qëllim reduktimin e mungesës së efikasitetit të trajtimit te fëmijët me astmë akute".

 

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2017-4105
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29866794


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>