Pediatri

gus22018

A janë fëmijët me ambliopi ose strabizëm, më të ngadaltë në plotësimin e testeve?

Mangësitë vizuale për shkak të ambliopisë ose strabizmit mund të ndikojnë në aftësinë e fëmijëve për të përfunduar testet e standardizuara me zgjedhje të shumëfishta, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Opthalmology".

"Përvojat binokulare atipike në fëmijërinë e hershme mund të shkaktojnë mangësi në mprehtësinë pamore, që mund të vazhdojë gjatë jetës. Sipas të dhënave, edhe pas një trajtimi të zgjeruar, 15%-50% e fëmijëve me ambliopi nuk e shërojnë dot plotësisht sëmundjen", thotë Krista Kelly, nga Fondacioni Retina i Jugperëndimit në Dallas, e cila ka udhëhequr grupin e punës.

Studiuesit kanë vlerësuar shpejtësinë me të cilën 85 fëmijë me moshë mesatare 10-vjeçare ishin në gjendje të transferonin përgjigjet e sakta të parashënuara nga një fletëpalosje e testit, në një fletë përgjigjesh me zgjedhje të shumëfishta, ku fillimisht do t'u duhej të vinin në zbatim aftësinë për lexim të standardizuar. Nga 85 nxënës, 47 kishin ambliopi (55.2%), 18 strabizëm (21.1%) dhe 20 ishin kontrolle.

Fëmijët e grupit të kontrollit e kanë përfunduar këtë proces në 230 sekonda, atyre me ambliopi u janë dashur rreth 297 sekonda dhe atyre me strabizëm, 293 sekonda. Në total, 6% e fëmijëve me ambliopi kanë bërë një gabim ndërsa rikopjonin përgjigjet, krahasuar me 17% të atyre me strabizëm jo ambliopik dhe 5% të kontrolleve.

"Në një tjetër studim të mëparshëm, ne kemi treguar se fëmijët me ambliopi lexonin më ngadalë se bashkëmoshatarët e tyre, edhe kur shihnin me të dy sytë. Nëse një fëmijë është i ngadaltë në të lexuar dhe në transferimin e përgjigjeve, atëherë mund të ketë vështirësi për ta përfunduar testin në kohë, duke u përballur kështu me një pengesë në suksesin akademik", përfundojnë autorët.

Në një koment të sajin, Tina Gao (Universiteti i Auklandit në Zelandën e Re), nxjerr në pah kufizime të ndryshme të studimit. "Autorët kërkojnë një diferencim akademik të parakohshëm për fëmijët që kanë një historik shikimi binokular anormal, duke u bazuar vetëm në një dallim domethënës që ka të bëjë me mesataren e kohës së plotësimit që i duhet grupit. Megjithatë, ka mbipozicionime thelbësore në shpërndarjen e kohës së plotësimit për fëmijët në të treja grupet e studimit dhe mbipozicionimet mes grupeve ishin të dukshme dhe në studimin e tyre të mëparshëm, në lidhje me shpejtësinë e leximit", shkruan Gao.

 

JAMA Ophthalmol. 2018. doi: 10.1001/jamaophthalmol.2018.2295
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29902312

JAMA Ophthalmol. 2018. doi: 10.1001/jamaophthalmol.2018.2289
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29902291


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>