Pediatri

tet22018

Ende të shpeshta, ngjarjet e padëshirueshme në pediatri. Kujdes me trajtimet e panevojshme

Shpeshtësia e eventeve të kundërta, të parashikueshme në më shumë se gjysmën e  rasteve, mbetet e lartë në pediatri, sidomos mes fëmijëve që janë shtruar në spitalet universitare dhe mes atyre me sëmundje kronike. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar në "Pediatrics" dhe të koordinuar nga David Stockvell (Universiteti "Xhorxh Washington", në Uashington.

"Ndonëse një numër në rritje i studimeve ka treguar ulje të konsiderueshme të disa ngjarjeve të padëshirueshme në spitale, duket se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë në kurat që u jepen fëmijëve të shtruar në spital", shkruajnë studiuesit, që kanë analizuar 3,790 dosje klinike të pacientëve të dalë nga 16 spitale pediatrike amerikane, në periudhën 2007-2012.

"Ngjarjet negative janë përcaktuar si lezione fizike të pavullnetshme, shkaktuar nga kurat mjekësore, që kanë kërkuar trajtime shtesë, apo shtrime në spital, ose që kanë shkaktuar vdekjen e pacientit", shkruajnë studiuesit, të cilët në përgjithësi kanë identifikuar 414 ngjarje të padëshirueshme, nga të cilat 210 ishin të parandalueshme. Infeksionet spitalore ka rezultuar se janë shkaku më i zakonshëm, me 77 ngjarje negative, ndjekur nga komplikimet për shkak të kateterëve venozë (60 ngjarje negative), dëmtime gastrointestinale (49), dëmtime të frymëmarrjes (53) dhe shkaqe të tjera (49). 12% e ngjarjeve negative ishin veçanërisht të rënda: në 1.2% të rasteve ka pasur dëmtim të përhershëm, në 10.1% të rasteve pacienti ka qenë në rrezik jete dhe në 0.7% të rasteve, fëmija ka vdekur.

"Shkalla e ngjarjeve të padëshiruara nuk ka ndryshuar ndjeshëm në periudhën 2007-2012, sipas analizës së saktë statistikore për faktorë të mundshëm ngatërrues, përfshi spitali, mosha, gjinia dhe prania e sëmundjeve kronike", nënvizon Stockwell.

Në një editorial, Ricardo Quinonez (Spitali i Fëmijëve në Teksas) shkruan: "Këto të dhëna na bëjnë të reflektojmë. Meqenëse edhe kujdesi më i mirë shëndetësor mund të shkaktojë dëme, do të ishte e këshillueshme që të merren parasysh ekzaminimet dhe trajtimet e panevojshme, si ngjarje të mundshme negative. Vetëm duke identifikuar të gjitha burimet e mundshme të dëmtimit të pacientit, mund të shpresojmë për një të ardhme në të cilën spitalet janë vërtet të sigurta".

 

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2017-3360
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30006445

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-0954
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30006444


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>