Pediatri

tet182018

Meshkujt që i nënshtrohen fototerapisë, rrezikohen nga krizat epileptike

Fototerapia e përdorur për të trajtuar verdhëzën neonatale shoqërohet me një rritje të lehtë të rrezikut për kriza epileptike të mëvonshme, siç sugjeron një studim danez retrospektiv, i publikuar në "Pediatrics".

"Rezultatet tona treguan se meshkujt që i ishin nënshtruar fototerapisë për verdhëzën neonatale kishin afërsisht dyfishin e rrezikut për epilepsi të mëvonshme. Ky efekt nuk është vërejtur te femrat", shpjegon Thomas Newman (Universiteti i Kalifornisë). Studiuesit kanë mbledhur të dhëna nga rreth 500,000 foshnja të lindura pas javës së 35-të të shtatzënisë, të cilët nuk kishin konvulsione në 60 ditët e para të jetës. Pothuajse 8% e tyre janë trajtuar me fototerapi. Në një moshë mesatare prej pesë vjetësh, fëmijët që ishin trajtuar me fototerapi, kanë shfaqur një normë më të lartë të endpointit primar, ose të paktën një vizitë me një diagnozë krize epileptike, si dhe një recetë barnash antiepileptike, krahasuar me ata që nuk e kishin bërë këtë terapi (1.24 krahasuar me 0.76 për 1.000 vite/njerëz). Rezultatet mbetën të rëndësishme pas kontrollit për vlerat e bilirubinës e variabla të tjerë dhe ishin të pranishme vetëm në gjininë mashkullore.

"Ndoshta në hartimin e ardhshëm të udhëzimeve për menaxhimin e hyperbilirubinemisë neonatale, pragjet e trajtimit mund të rriten pak, me vëmendje më të madhe për një ndjekje të rreptë para daljes nga spitali dhe theksim të nevojës për të shmangur fototerapinë nën pragun e vendosur", shkruan në një editorial James Taylor (Departamenti i Pediatrisë në Universitetin e Uashingtonit). Sipas redaktorit, edhe një rritje e vogël e këtyre pragjeve mund të çojë në një zvogëlim të ndjeshëm të përdorimit të fototerapisë, duke zvogëluar si kostot e kujdesit shëndetësor, ashtu edhe rrezikun e ngjarjeve të padëshirueshme.

 

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-0648
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30249623

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-2241
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30249625


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>